Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me hetimin e publikuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme, ku vërtetohet zyrtarisht, se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka rezulton e dënuar me burg në Greqi.
‘Koha është aleati më i madh i Berishës. I jep gjithmonë të drejtë’, shkruan Noka në Facebook.
Gjithashtu deputeti demokrat ka akuzuar edhe ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, se mbrojtja që ai i bëri Gjokës, rezultoi 5 me hiç.
Postimi i plotë:
Koha është aleati më i madh i Berishës.
I jep gjithmonë të drejtë.
Prokuroria e Përgjithshme pohoi se Irena me 5 mbiemra rezulton e dënuar në Greqi.
Mbrojtja që i bëri Altin Dumani rezultoi 5 me hiç.
Irena 5-mbiemërshe është imazhi i kësaj që kemi: Drejtësi me Regji
© SYRI.net