'Konfirmohet qëndrimi i PD për Irena Gjokën', Këlliçi: Ndryshimi i madh mes kritikave me fakte dhe bllokimit të drejtësisë!

'Konfirmohet qëndrimi i PD për Irena Gjokën', Këlliçi: Ndryshimi i madh mes kritikave me fakte dhe bllokimit të drejtësisë!

12:03, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas dokumentit të Prokurorisë së Përgjithshme ku konfirmohet dënimi i Irena Gjokës në Greqi dhe mashtrimi saj me deklarimet.

“Prokuroria e Përgjithshme sot ka konfirmuar si të drejta kritikat (shpesh herë të konsideruara tejet të ashpra) të PD në disa raste ndaj akteve konkrete të institucioneve të drejtësisë së re”, shkruan Këlliçi.

“Sot, qytetaret kanë rastin të shohin diferencën mes qëndrimeve me fakte kunder paligjshmërisë, që ka mbajtur PD dhe lidershipi i saj, me bllokimin, pengimin dhe goditjen e drejtësisë për të mbrojtur aferat dhe pushtetin, qëndrime këto nga PS e lidershipi i saj Edi Rama”.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i madh mes kritikave me fakte dhe bllokimit të drejtësisë!

Prokuroria e Përgjithshme sot ka konfirmuar si të drejta kritikat (shpesh herë të konsideruara tejet të ashpra) të PD në disa raste ndaj akteve konkrete të institucioneve të drejtësisë së re.

Sot, qytetaret kanë rastin të shohin diferencen mes qendrimeve me fakte kunder paligjshmerise, që ka mbajtur PD dhe lidershipi i saj, me bllokimin, pengimin dhe goditjen e drejtësisë për të mbrojtur aferat dhe pushtetin, qendrime këto nga PS e lidershipi i saj Edi Rama.

PD ka deklaruar se Irena Gjoka, gjyqtarja që udhehoqi fushaten ndeshkuese ndaj kreut të Opozitës, ka fshehur denimin, ka genjyer pra në formularin e dekriminalizimit. Një shkelje e rende për të cilen, nuk duhej fare të ishte aty, e jo më të merrte vendime.

Ky denoncim u provua si i vërtetë zyrtarisht, edhe pse me vonese.

PD dhe Opozita u konfirmuan dhe një herë në të drejten e tyre dhe i sherbyen interesit publik dhe drejtësisë. PD u konfirmua sërish se i shërbeu të vërtetës!

Ndryshe nga mbrojtësit e të denuares gjykatëse, që i sherbyen paligjshmërisë dhe kreut te narkoshtetit Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco