Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Byros së Kuvendit, tha se sulmet dhe gjyqi publik ndaj opozitës janë një përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, ndërsa vetë opozita qëndron në Kuvend për të mbrojtur qytetarët dhe interesin e vendit.
Vokshi paralajmëroi se çdo tentativë për të mbrojtur individë të lidhur me skandale korruptive, si Belinda Balluku dhe Agasi, do të gjejë opozitën gjithmonë përballë.
Sipas deputetes, ky angazhim nuk është vetëm politik, por një betejë për të garantuar që Shqipëria të mos rrëshqasë drejt praktikave autoritare dhe të komunizmit.
Ajo theksoi se opozita do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve, duke kombinuar protesta dhe veprime politike për të mbrojtur demokracinë dhe ligjin në vend.
Pjesë nga fjala e saj:
Edhe Enver Hoxha do ta kishte zili këtë gjyq publik që po i bëni opozitës. Ju, në ato karrige, jeni për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin, ndërsa ne jemi në Kuvend për të mbrojtur qytetarët, për të mbrojtur vendin dhe për të qenë garanci që Shqipëria të mos rrëshqasë drejt komunizmit.
Harrojeni! Ne do të na keni gjithmonë përballë. Sa herë që mbroni Belindën, Agasin apo këdo tjetër, ne do të jemi aty: në protestë dhe në betejë politike, në krah të qytetarëve.
© SYRI.net