Balliu në Byronë e Kuvendit: Drogën e keni ngritur në sistem, deputetët nuk rrezikohen nga flakadanët, por nga narkoshteti

11:44, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj pretendimeve se jeta e deputetëve është rrezikuar nga ndezja e flakadanëve në sallën e Kuvendit.

Balliu u shpreh se flakadanët nuk përbëjnë rrezik për jetën, duke theksuar se deputetët janë të njohur me përdorimin e tyre. “Keni shkruar se u rrezikua jeta e deputetëve nga një flakadan i ndezur. Po jua them këtu: nuk ju rrezikohet jeta nga flakadanët, sepse keni qenë në stadiume dhe e dini që flakadanët ndizen”, deklaroi ai.

Më tej, deputeti demokrat akuzoi qeverinë për përhapjen e drogës në vend, duke thënë se rreziku i vërtetë për jetën vjen nga “pluhuri që mbush hundët”, të cilin e cilësoi si drogë. Sipas Balliut, Shqipëria është kthyer në një “narkoshtet”, ndërsa droga është ngritur në sistem për llogari të pushtetit.

Balliu:

Keni shkruar se u rrezikua jeta e deputetëve nga një flakadan i ndezur. Ja, po jua them këtu: ju nuk ju rrezikohet jeta nga flakadanët, sepse keni qenë në stadiume dhe e dini që flakadanët ndizen.

Jeta juaj rrezikohet nga ai pluhur që mbush hundët, nga droga. Prandaj e keni kthyer vendin në narkoshtet. E keni ngritur drogën në sistem për llogari të pushtetit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco