Byroja e Kuvendit zhvillon seancën e ankimimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga punimet e Kuvendit. Seanca do të shqyrtojë ankimet e paraqitura nga deputetët opozitarë lidhur me masën disiplinore të marrë ndaj tyre.
Ndërkohë, Byroja e Kuvendit ka vendosur të mos lejojë praninë e mediave në këtë mbledhje, pavarësisht kërkesës së paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për transparencë.
Sipas njoftimit, mbledhja do të transmetohet drejtpërdrejt përmes rrjetit social Facebook nga faqja e deputetit Klevis Balliu.
Vendimi për zhvillimin e seancës pa praninë e mediave ka nxitur reagime nga opozita, e cila e konsideron këtë një shkelje të parimeve të transparencës dhe informimit publik.
Belind Këlliçi: E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por ju i shmangeni transparencës. Kjo është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi nuk do duhej t’i shmangej kësaj mbledhjeje. Ju, me gardë, keni marrë zvarrë opozitën, ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.
© SYRI.net