Skandali i Irena Gjokës/ SPAK vazhdon të fshihet pas ‘hetimeve paraprake’, refuzon të japë informacion

Skandali i Irena Gjokës/ SPAK vazhdon të fshihet pas ‘hetimeve paraprake’, refuzon të japë informacion

11:03, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme reagoi për skandalin e gjyqtares Irena Gjoka pas lajmit se Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se ajo ka qenë e dënuar në Greqi.

Në një përgjigje për SYRI TV, SPAK vazhdon të fshihet pas ‘hetimeve paraprake’.

Në këtë mënyrë, Prokuroria e Posaçme refuzon të japë informacion.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, çështja është në fazën e hetimeve paraprake.

Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore që kryhen në fazën e hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor.

Duke iu referuar këtyre neneve, nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre,” thuhet në reagim.

Kujtojmë se SPAK ka degdisur jo pak hetime duke u fshehur pas pretendimit se hetimet janë në fazë paraprake.

Ndërkohë, çështja e Irena Gjokës është më e lehta në botë për t’u hetuar pasi dokumentet me vulë apostile janë dërguar nga autoritetet greke prej shumë kohësh.

Irena Gjoka u përdor si vegël ndaj drejtuesve të opozitës për një kohë të gjatë.

Tashmë pritet që të merret një vendim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për skandalin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco