Pezullimi i vizave me SHBA/ Berisha: Përgjigjen më të qartë për këtë pyetje e dha ambasada amerikane

Pezullimi i vizave me SHBA/ Berisha: Përgjigjen më të qartë për këtë pyetje e dha ambasada amerikane

13:11, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave për emigracionin për Shqipërinë, e cila është përfshirë në listën e 75 vendeve të prekura nga ky vendim.

I pyetur nga gazetari i ABC News, Andon Kello, se pse mendon se Shqipëria është përfshirë në këtë listë, Berisha u shpreh se përgjigjja është dhënë tashmë në mënyrë të qartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Sipas kreut të PD, nuk ka asgjë për të shtuar apo për të hequr nga shpjegimi i dhënë një ditë më parë nga përfaqësia diplomatike amerikane, duke nënkuptuar se arsyet janë sqaruar zyrtarisht nga autoritetet përkatëse.

Deklarata e plotë:

Andon Kello, Abc News: Z.Berisha, Shqipëria është mes 75 vendeve të cilat SHBA-të i pezulluan vizat për emigracionin. Pse mendoni ju se Shqipëria është në këtë listë?

Sali Berisha: Mendoj se përgjigjen kësaj pyetje ia dha qartësisht ambasada e SHBA.

Dhe unë nuk mund të shtoj as të heq ndonjë gjë nga shpjegimi i djeshëm i ambasadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco