Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

VanHorn citon Trump: Siguria ekonomike është siguri kombëtare, zgjedhja e teknologjisë është çështje sovraniteti

VanHorn citon Trump: Siguria ekonomike është siguri kombëtare, zgjedhja e teknologjisë është çështje sovraniteti

17:16, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, theksoi rëndësinë e sigurisë ekonomike dhe teknologjike gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.

Duke cituar Presidentin amerikan Donald Trump, VanHorn u shpreh se “siguria ekonomike është siguri kombëtare”, duke nënvizuar se ky parim ka një rëndësi të veçantë në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike. Sipas saj, teknologjitë që zgjedhin vendet për këto sektorë ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Teknologjia e komunikimit nuk është vetëm çështje inovacioni, por edhe një element kyç për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sigurinë publike,” deklaroi VanHorn.

Postimi me këtë mesazh është shpërndarë në rrjetet sociale nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, duke vënë në pah angazhimin e SHBA-ve për promovimin e teknologjive të sigurta dhe të besueshme në vendet partnere.

Postimi i plotë:

 “Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve." - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.

“As President Trump has said, “economic security is national security.” That principle is especially relevant in public safety and critical infrastructure, where the technology that countries choose directly affects resilience, sovereignty, and the safety of citizens.” - Chargé d’Affaires Nancy VanHorn at an event promoting U.S. communications technology.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco