Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

SYRI TV/ Ambasadorët në Tiranë zbarkojnë në KLP, zgjedhja e kreut të SPAK ndiqet nga diplomatët

20:40, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadorët e akredituar në Tiranë nga SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga vende të tjera evropiane kanë ndjekur për rreth gjashtë orë procesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Diplomati i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, pas zgjedhjes së Klodian Brahos, u shpreh se mbështetja për luftën kundër krimit dhe korrupsionit do të vijojë pa ndërprerje.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK solli një interes të madh nga ambasadorët e akredituar në Tiranë, të cilët për gati gjashtë orë qëndruan në KLP duke ndjekur katër kandidaturat për kreun e SPAK: Adnand Xholi, Doloresa Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane u largua pas zgjedhjes së Klodian Brahos pa dhënë deklarata, ndërsa diplomati i Bashkimit Europian, Gonzato, theksoi rëndësinë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe vullnetin për të vijuar bashkëpunimin me kreun e ri.

“Kemi ardhur këtu për të treguar mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të shprehur interesin tonë në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për integrimin në BE. Ajo që kërkuam është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, një kandidat me nivele të larta pavarësie dhe integriteti. Urojmë z. Braho dhe mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim,” tha Gonzato.

Ndryshe nga dy proceset e mëparshme për zgjedhjen e kreut të SPAK, këtë herë ka pasur një interes të madh nga ambasadorët e akredituar në Tiranë, të cilët që nga ora 09:00 e mëngjesit dhe deri në orën 15:00 ndoqën procesin në KLP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco