Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner reagoi pas zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.
Në mesazhin e publikuar në fb nënvozoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme për integrimin e Shqipërisë.
Dhe “Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës”
Ambasadorët e akredituar në Tiranë, nga ai i SHBA, i BE, i Mbretërisë së Bashkuar, por edhe të vende të tjera Europine zbarkuan sot paradite në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të ndjekur për 6 orë procesin për zgjedhjen e ri të Kreut te SPAK.
Mesazhi i ambasadës gjermane
Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.
I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës.
© SYRI.net