Apollon Baçi: Partia Demokratike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe. Të mos e lërë kombin të zhbëhet

Apollon Baçi: Partia Demokratike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe. Të mos e lërë kombin të zhbëhet

19:38, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ceremoninë e 35 vjetorit të Partisë demokratike, që u mbajt sot në oborrin e selisë PD, analisti Apollon Baçi tha se Partia Demokratike e vetmja forcë opozitare ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe ndaj kombit që të mos ta lërë këtë komb që të zhbëhet.

E kam thënë katër vjet përpara, ka filluar zhbërja e kombit. Po vazhdoi katër vjet të tjera, kombi zhbëhet, ngaqë ajo që avullon dhe që ikën dita ditës, rinia, nuk janë thjesht punëtorë llaçi, po janë mjekë, janë inxhinierë, janë arkitektë.

Edhe ky komb po humbet tepër në vlerat materiale.

Prandaj, Partia Demokratike mirë e keq, është e vetmja fuqi, forcë opozitare që ka ngelur. Edhe ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe dhe të rëndë ndaj kombit që të mos ta lërë këtë komb që të zhbëhet. 

Ajo që u bë, që ndodhi mbas pushtimit turk, ose osman, atë gjë e paguam shumë keq e mezi arritëm nga fundi që të marrim veten. Në rast se ndodh, po kjo gjë, do vazhdojë që të zhbëhet kombi, rrezik që ky komb nuk bëhet më dhe ky është kombi më i vjetër në Evropë" tha Baçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco