Musabelliu: Aftësitë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme nuk lidhen me gjininë

Musabelliu: Aftësitë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme nuk lidhen me gjininë

14:15, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u pyet në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sfidat që mund të hasë si grua nëse zgjidhet në krye të institucionit. Gjatë përgjigjes, ajo theksoi se aftësitë kryesore të një drejtuesi nuk përcaktohen nga gjinia, por nga vendimmarrja e shpejtë, vizioni për drejtimin e institucionit, krijimi i një ambienti pune efikas dhe aftësia për t’i bërë ballë presioneve të brendshme dhe të jashtme.

“Mendoj se një drejtues i SPAK duhet të ketë disa cilësi: aftësi për vendimmarrje të shpejtë, vizion për drejtimin e institucionit, krijimin e një ambienti efikas dhe forcë për t’i përballuar presionet, qofshin të brendshme apo të jashtme. Asnjëra prej këtyre nuk lidhet me gjininë,” u shpreh Musabelliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco