Elvin Gokaj: Programi për drejtimin e SPAK

Elvin Gokaj: Programi për drejtimin e SPAK

14:12, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, theksoi se drejtimi i Prokurorisë së Posaçme duhet të mbështetet në efikasitet, bashkëpunim dhe fokus tek hetimet cilësore.

Ai u shpreh se çdo prokuror duhet të përqendrohet tek hetimi dhe ndjekja penale, duke pasur besim të plotë tek aftësitë profesionale të stafit mbështetës.

Gokaj theksoi se strategjia e tij drejtuese do të bazohet në disa hapa kyç, ku i pari lidhet drejtpërdrejt me politikën e goditjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai shtoi se korrupsioni, veçanërisht ai i ashtuquajturi i “jakave të bardha”, ka pësuar zhvillim të shpejtë dhe kërkon qasje të reja hetimore.

“Çdo prokuror duhet të fokusohet tek hetimi dhe ndjekja penale, duke pasur besim tek aftësitë e stafit mbështetës. Strategjia ime e drejtimit do të përqendrohet në këto hapa:

Hapi i parë lidhet me politikën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Krimi i organizuar përfaqëson një nga kërcënimet më serioze. Ai ka kaluar fazat e operimit tradicional, duke evoluar drejt infiltrimit në ekonomi, pastrimit të parave dhe ndikimit në vendimmarrjen publike.

Edhe korrupsioni, veçanërisht ai i ‘jakave të bardha’, ka evoluar me ritme të shpejta dhe është e domosdoshme jo vetëm goditja e faktit korruptiv, por edhe konfiskimi i produkteve të përfituara nga krimet korruptive,” u shpreh Gokaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco