Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se mazhoranca ka ndërmarrë një akt të rëndë politik duke “rrëmbyer” institucionin e Avokatit të Popullit, një post që i ka përkitur tradicionalisht opozitës.
Berisha tha se kandidaturat e mbështetura nga Partia Demokratike Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja dhe katër kandidatë të tjerë plotësonin të gjitha kriteret për të ushtruar me dinjitet një detyrë kaq të rëndësishme në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Sipas liderit të opozitës, veprimi i mazhorancës jo vetëm cënoi një traditë institucionale, por shkatërroi edhe përpjekjet e pakta për bashkëpunim në çështje madhore me interes të përbashkët.
“U dëshmua sërish se ulja me ta në një tryezë është plotësisht e pafrytshme,” theksoi Berisha.
Deklarata për media:
Kandidaturat e mbështetura nga PD, zoti Besim Ndregjoni, zonjën Adriana Kalaja dhe 4 kandidatura të tjera, të cilat plotësonin të gjitha kushtet për përmbushjen me dinjitet të asaj detyre të rëndësishme në rrafshin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos në këtë vend ku diktatura autoritare konsolidohet gjithnjë e më shumë.
Me këtë akt jo vetëm rrëmbyen një institucion, i cili që nga krijimi i tij gjer sot, në traditën e krijuar, i përkiste opozitës, por e vërteta është se zhbënë edhe përpjekjet më serioze që u bënë për të vendosur një lloj bashkëpunimi në çështjet më kryesore me interes të përbashkët siç janë dy-tre reforma.
Pra, çfarë treguan me këtë?
Treguan se ulja me ta në tavolinë është totalisht pa fryte.
© SYRI.net