Kryetar i Grupit Poloni–Shqipëri në Parlamentin Polak, Bartosh Romoviç thekson mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin europian të Shqipërisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, nga siguria tek zhvillimi ekonomik.
Ai nënvizon përvojën e Polonisë në procesin e integrimit europian dhe gatishmërinë për ta ndarë këtë përvojë me Shqipërinë, ndërsa thekson rolin e rëndësishëm që luan Polonia brenda BE-së.
Në deklaratë Romoviç trajton edhe çështjet e sigurisë në rajon, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Polonisë për Ukrainën dhe rëndësinë e unitetit ndërkombëtar për t'i bërë ballë agresionit rus.
Pjesë nga deklarata
" Siç e dimë mirë Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të BE-së. Jame duke u diskutuar fazat e mëtejshme të negociatave.
Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhe të ndjekë Shqiperia, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre që kanë pershkruar të njëjtën rrugë më përpara.
Mos të harrojmë se nga turistët që vizitojnë Shqipërinë një grup shumë i madh përbëhet nga polakët dhe statsitikat tregojnë se grupi vijon gjithmonë duke u rritur. Prandaj mendoj që aq më tepër janë të vlefshme bisedat dypalëshe shqiptaro- polake sepse siguria e shqiçtarëve dhe sigura e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizirojnë Shqipërinë.
Mendoj që një BE e fortë është një garanci pëe sigurinë në botë. Polonia me popullsinë e saj prej 38 milion banorësh është prej elementëve të rëndësishëm të këtij organizmi politik.
Atje ku është preapektiva që BE- ja të zgjerohet atje Polonia duhet të jetë e pranishme. Mendoj që vetë shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilat janë ato pritshmëri që duhet të përmbushin në menyrë që të afrohen me qytetarët e BE-së. Kurse ne nga ana jonë mund t'ju ofrojmë pra dijet tona si mund ta bëni këtë gjë.
Unë mund t'ju them diçka nga pikëvështrimi im pasi unë jam banor i një vendi që ndodhet 7 km larg kufirit me Ukrainën. Përpara se te bëhesha deputet i Parlamentit të Polonisë për 7 vite kam shërbyer si Kryetar Bashkie i një prej qytezave të vogla por që gjendet në kufirin polako- ukrainas.
Dua të aëshpreh ketu pikpamjet e të gjithë polakeve pavarsisht se ku banojnë dhe cilat janë bindejet e tyre politike . Ne e themi hapur , ishte Rusia ajo që e sulmoi Ukrainën. Polonia e thotë hapur një gjë të tillë që prej fillimit të konfliktit dhe përpiqet ti ofrojë Ukrainës mbështetjen dhe ndihmën e vetë brenda mundësive. Nuk duhet te bëjmë lëshime lidhur me faktin qe këtij komflikti i duhet dhënë fund, por ti jepet fund pa e dëmtuar popullaten ukrainase .
Aq më pak duhet të tregojme që kemi një qëndrim që priret kah lëshimi, sepse lëshimet që ne bëjmë sot janë nxitje për diktatorët e sotëm por edje të nesërm. Mendoj që mbështetja ndaj Ukrainës është e nevojshme dhe jo vetëm mbeshtetja që jep Polonia apo BE-ja dhe SHBA por mbështetja e gjithë botës. Mendoj që kjo është në interesin e të gjithëve përfshirë edhe shtetin shqiptar."
© SYRI.net