Partia Demokratike e Shqipërisë shënon sot 35-vjetorin e themelimit, një ngjarje që kreu i partisë, Sali Berisha, e cilëson si moment reflektimi dhe festimi me të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit politik të forcës së parë opozitare në vend.
Në një postim në FB, Berisha shkruan se PD “u lind si lëvizje për liri dhe demokraci” dhe se tre dekada e gjysmë më vonë, kjo parti mbetet simbol i rezistencës dhe shpresës për shqiptarët.
Ceremonia e përvjetorit do të mbahet sot, në orën 18:00, në selinë qendrore të Partisë Demokratike, ku pritet të marrin pjesë figura të njohura të politikës, anëtarë të PD-së dhe mbështetës të saj nga e gjithë Shqipëria.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci.
35 vite më vonë, mblidhemi për të kremtuar themelimin, dhe duam ta bëjmë këtë me ata që i ndanë këto vite të stuhishme, në të mirë e në të keq, me forcën e parë të lirisë.
Sot, ora 18:00
Selia e PD
© SYRI.net