Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, deputetja e opozitës Denisa Vata u shpreh se gjatë vizitës në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit, u përball me një realitet të dhimbshëm: braktisje totale nga pushteti.
Sipas Vatas, rruga kryesore është e amortizuar, kanali vaditës 9 km i gjatë hapet çdo pranverë nga vetë banorët pa asnjë mbështetje, ndërsa prodhimet e fermerëve nuk kanë treg dhe shpesh u konfiskohet malli.
“Kjo nuk është çështje gjeografie apo buxheti, por zgjedhje politike që varfëron një zonë të tërë,” thekson deputetja.
Postimi:
Sot isha në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit dhe realiteti është një dëshmi e qartë e braktisjes totale nga pushteti vendor dhe ai qendror.
1. Rruga është plotësisht e amortizuar.
Asnjë ndërhyrje nga Bashkia Klos. Asnjë plan. Asnjë investim minimal. Zonat që prodhojnë ushqimin e këtij vendi nuk mund të lëvizin dot vetë.2. Kanali vaditës, rreth 9 km i gjatë, hapet çdo pranverë nga vetë banorët.
Pa mjete, pa mbështetje, pa asnjë makineri nga bashkia. Në 2025, fshati vadit tokat me lopata dhe me krahë, ndërsa taksat që paguajnë shkojnë diku tjetër, jo për ta.3. Prodhimet nuk kanë treg ,madje edhe kur gjejnë një mënyrë për të shitur, u konfiskohet malli.
Keta dhe Xibri njihen prej vitesh për domaten cilësore, por sot fermerët mbeten me prodhimin në duar.Dhe kur përpiqen t’i shesin në Rrugën e Arbrit, mallin ua bllokojnë. Kjo s’është as ekonomi, as mbështetje ,është tallje dhe shkatërrim i mundit të njerëzve.
Kjo situatë s’ka lidhje as me gjeografinë, as me buxhetin: është zgjedhje politike që lë një zonë të tërë të varfërohet.
© SYRI.net