Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Burimi: Paqja fiskale, taksa e re dhe qendrat për emigrantët, çështjet që po shqetësojnë shqiptarët

Burimi: Paqja fiskale, taksa e re dhe qendrat për emigrantët, çështjet që po shqetësojnë shqiptarët

16:38, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Genc Burimi i pyetur per debatet ne gjirin e Partise demokratike, u shpreh se preferon te analizohen me perparesi  një sërë çështjesh që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt interesat e taksapaguesve shqiptarë, nga transparenca fiskale te politikat e reja të qeverisë.

" Kryesorja është ajo skemë surrealiste në Parlamentin e Shqipërisë, kur një deputete e opozitës, zonja Tabaku i kërkon ministrit të Financave na jepni emrat e kompanive që shqiptarët kanë për t'iu falur gjobat dhe ai nuk i jep.

Asnjë në Shqipëri nuk komenton ku shkojnë paratë e juaja. Ju ankoheni në Shqipëri se çmimet janë ngritur.

Më shokojnë 3 gjëra vetem per diten e sotme.  E para është paqja fiskale, që nuk japin emrat se kush do te perfitojne.

E dyta që e mësova nga reportazhi që dhatë per Ramen ne lidhje me pyjet, se në Shqipëri do të ketë dhe një taksë të re mbi ndërtimin, per te financuar mjedisin, pra do rriten prape çmimet.

Së treti mësova që në Shqipëri do të hapen dhe 20 qendra të tjera për emigrantët. Këto tema i shpall dhe i miraton qeveria jo opozita.

Sot nuk u duhet bërë diversion shqiptarëve dhe t'u flitet sesi po debatojnë te PD ja por çfarë por bën qeveria me taksat e tyre. Në perëndim mediat i kushtojne me prioritet vemendje politikave publike qe influencojne te taksat dhe jo me jeten e brendshme te partive politike", u shpreh Burimi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco