Kreu i qeverisë që ka ankimuar vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun ka vijuar sërish presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese që do të shqyrtojë ankesën e qeverisë.
Belinda Balluku e akuzuar dhe e marrë në hetim për vjedhje monstruoze të parave publike është marrë në mbrojtje hapur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ai deri dje thoshte se nuk mbroj asnjë të korruptuar, as të akuzuar. Por me Ballukun siç duket e ka punën pisk pasi është edhe vetë në tave. E duke mbrojtur zëvendësen e tij ai thjesht po mbron veten e tij.
Dhe për të bërë sa më qesharake sjelljen e tij paraqet ne rrjetet sociali shënime se nuk po mundemi të firmosim një marrëveshje me Kanadanë për një linjë fluturimesh pasi Balluku është e Pezulluar nga Gjykata.
Po Rama e ka në dorë të shkarkojë të korruptuarën dhe jo ta mbrojë me vetëmohim dhe ta zëvendësoje që ministri që vjen më pas mund të firmosë pa patur asnjë problem, jo vetëm për linjën e fluturimit me Kanadanë por edhe për ndonjë tunel tjetër që do t’ia imponojë Edi Rama ministrit që do vijë ashtu siç i është bindur pa siklet Balluku.
Mesazhi i Ramës:
Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cenojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthim përgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.
Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nënshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.
© SYRI.net