SYRI TV/ U arrestua në Bruksel, lirohet Federica Mogherini! Do hetohet për një tender 654 mijë euro

14:34, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, e ndaluar më 2 dhjetor si pjesë e një hetimi belg për mashtrim, korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional është liruar së bashku me dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe një drejtues të Kolegjit pasi nuk konsideroheshin rrezik për arratisje. Pavarësisht kësaj prokuroria do të vijojë hetimet sa i takon akuzave të ngritura ndaj Mogherinit dhe zyrtarëve të tjerë.

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe rektore e Kolegjit të Evropës, u ndalua më 2 dhjetor në Belgjikë në kuadër të një hetimi mbi dyshime për mashtrim, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Së bashku me të u shoqëruan edhe Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti. Të tre u morën në pyetje nga policia federale dhe u lanë të lirë gjatë natës, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje, por prokuroria do ti vijojw hetimet ndaj tyre në gjendje të lirë.

Sipas Prokurorisë së BE-së, çështja lidhet me një tender publik për organizimin e një kursi pasuniversitar për diplomatë të rinj, të financuar nga BE në Kolegjin e Evropës në Bruges, gjatë viteve 2021–2022. Hetuesit dyshojnë se procesi i tenderimit është manipuluar, duke favorizuar Kolegjin e Evropës institucion i drejtuar nga Mogherini për të fituar programin e trajnimit. Për tenderin e parë konkurruan gjashtë institucione europiane, por vetëm Kolegji u shpall fitues, duke marrë fonde që shkojnë deri mbi 600 mijë euro për logjistikë, akomodim dhe aktivitete të pjesëmarrësve. Në tenderin pasues të vitit 2023, me vlerë rreth 960 mijë euro, vetëm Kolegji dorëzoi ofertë.

Mediat belge raportojnë gjithashtu se hetimi përfshin edhe blerjen e një godine 3.2 milionë euro në Bruzhë, e cila shërben si rezidencë për diplomatët. Dyshohet se gjatë procesit të tenderimit ka pasur rrjedhje informacioni konfidencial, në kundërshtim me rregulloren financiare të BE-së, duke favorizuar një nga ofertuesit. Kontrolle janë kryer në banesat e të ndaluarve, në selinë e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe në ndërtesa të Kolegjit të Evropës. Rasti ka shkaktuar tronditje në qarqet evropiane, pasi Mogherini, dikur fytyra kryesore e diplomacisë së BE-së, përballet tani me akuza të rënda që lidhen me fondet evropiane dhe integritetin e procesit të prokurimit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco