'Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte', Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

'Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte', Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

12:58, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zv. kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, u përplas sot me zëvendësministren e Infrastrukturës gjatë një debati në komision.

“Fillimisht dua të di: kush do t’i firmosë këto ndryshime në Kodin Rrugor?”, tha Balliu, teksa theksoi se Ministrja Balluku është pezulluar dhe pyeti: “A do t’i firmosni ju? Apo sot askush nuk mban përgjegjësi për asgjë?”

Balliu theksoi se rrugët që ndërton kjo qeveri janë vetë burimi i pasigurisë, sepse ndërtohen për të vjedhur, jo për t’u shërbyer qytetarëve. Ai përmendi veçanërisht rrugët Qukës–Qafë Plloçë dhe Korçë–Ersekë, duke i cilësuar si prova më e qartë: rrugë të shtrenjta, të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi.

“Projektligji është bosh: pa analiza, pa studime dhe pa transparencë. Qeveria justifikohet me BE-në, por lë rregullat kryesore peshat, përmasat dhe standardet t’i vendosë më vonë me vendime të Këshillit të Ministrave. Kjo do të thotë më pak kontroll, më shumë abuzim dhe zero garanci për qytetarët”, tha Balliu, duke shtuaar se Shqipërisë i duhet një ligj i qartë dhe i debatueshëm, jo një dokument formal që fsheh vendimmarrjen dhe shmang përgjegjësinë.

“Siguria rrugore nuk rritet me justifikime, por me standarde, transparencë dhe përgjegjësi dhe asnjëra prej tyre nuk gjendet në këtë projektligj” , tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco