Xhaferri: 17 milionë euro nga taksat tona për 32 studentë të Kolegjit të Evropës, Rama të hetohet si Mogherini!

Xhaferri: 17 milionë euro nga taksat tona për 32 studentë të Kolegjit të Evropës, Rama të hetohet si Mogherini!

12:25, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i FRPD ka reaguar pas vënies nën akuzë të Frederika Mogherinit, mikes së madhe të kreut të rilindjes Edi Rama.

“Plot 17 milionë euro ka lëvruar Edi Rama për kampusin e Kolegjit të Evropës, që ka vetëm 32 studentë, nga të cilët një ose dy janë shqiptarë”, shkruan Xhaferri në një postim në faqen e tij në facebook.

Regaimi

Plot 17 milionë euro ka lëvruar Edi Rama për kampusin e Kolegjit të Evropës, që ka vetëm 32 studentë, nga të cilët një ose dy janë shqiptarë.

Këto para i janë hequr Universitetit të Tiranës, themeluesit të të cilit, skraparliut,  Kahreman Ylli, i dridhen eshtrat në varr kur sheh se si ky Universitet është kthyer në një kioskë, me auditore bosh, ku plagjiatura është kriteri kryesor për emërimet si dekan e rektor.

OLAF po heton Federica Mogherinin për abuzimet me fondet për Kolegjin e Evropës, ndaj koha është që për 17 milionë eurot e Kolegjit të Evropës në Tiranë të ketë një hetim, pasi me këto para Edi Rama ka blerë influencë në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco