‘Reforma, vegël qorre në dorë të PS’, Blushi: Hetim McGonigal dhe Rama i pandehur, hapi i parë i rikthimit të drejtësisë

‘Reforma, vegël qorre në dorë të PS’, Blushi: Hetim McGonigal dhe Rama i pandehur, hapi i parë i rikthimit të drejtësisë

12:11, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi sshprehet se ‘Ramaforma’, term së cilës opozita i referohet të ashtuquajturës Reforma në Drejtësi, e vendosi sistemin gjyqësor nën kontroll të plotë politik, duke e shndërruar atë në një vegël qorre të mazhorancës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Blushi tha se e gjitha kjo u bë me qëllimin e vetëm, garantimin e  pandëshkueshmërisë së Edi Ramës, përgjegjësit dhe përfituesit kryesorë të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

‘Siç theksonte edhe Charles McGonigal, “Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” për njerëz si ai, për George Soros dhe për Yuri Kim, të cilët sollën “tigrat” e Bangladeshit, kërcënonin demokratët se “do të hanin bar” dhe, në bashkëpunim me Edi Ramën, ndërmorën veprime kriminale për të goditur drejtuesit e opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën, i cili sot vijon të jetë i burgosur politik, pasi u rrëmbye në mënyrë kriminale’, shkruan Blushi në statusin e tij në rrjetin social, Facebook.

Nisja e menjëhershme e një hetimi të plotë, transparent dhe të paanshëm për çështjen “McGonigal”, sipas Blushit dhe marrja e Edi Ramës si i pandehur, duhet të jenë hapi i parë për të rikthyer drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Statusi i plotë:

“Ramaforma” e vendosi drejtësinë nën kontroll të plotë politik, duke e shndërruar atë në një vegël qorre të mazhorancës, që funksionon me skenar të mirëpërcaktuar, vetëm për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, përgjegjësit dhe përfituesit kryesor të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

Krahas imunitetit total ndaj korrupsionit dhe krimeve të tij, “Ramaforma” shërbeu si themel për ngritjen e një regjimi represiv e policor, ku mund të arrestohet, burgoset dhe ndëshkohet çdo njeri tjetër, përveç KryeNarkosit.

Prandaj edhe Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025 dëshmoi se situata e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit është përkeqësuar 100% në raport me dhjetë vite më parë, kur Reforma në Drejtësi ende nuk ishte miratuar, deri në atë pikë sa Shqipëria sot renditet shumë pas edhe vendeve si Vietnami komunist, ndonëse jemi anëtarë të NATO-s.

Kjo ndodhi sepse “Ramaforma” e zëvendësoi luftën kundër krimit dhe korrupsionit me një luftë të hapur ndaj shqiptarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe atdhetarë.

Siç theksonte edhe Charles McGonigal, “Ramaforma” ishte një “mundësi e madhe” për njerëz si ai, për George Soros dhe për Yuri Kim, të cilët sollën “tigrat” e Bangladeshit, kërcënonin demokratët se “do të hanin bar” dhe, në bashkëpunim me Edi Ramën, ndërmorën veprime kriminale për të goditur drejtuesit e opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën, i cili sot vijon të jetë i burgosur politik, pasi u rrëmbye në mënyrë kriminale.

Ndërsa për shqiptarët e zakonshëm, “Ramaforma” u kthye në një pamundësi të vërtetë, në një tragjedi të 200 mijë dosjeve të pluhurosura prej një dekade.

Nisja e menjëhershme e një hetimi të plotë, transparent dhe të paanshëm për çështjen “McGonigal”, si dhe marrja e Edi Ramës si i pandehur, duhet të jenë hapi i parë për të rikthyer drejtësinë në shinat e Kushtetutës dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco