Zgjidhen anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026

11:26, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ilir Panda do të jetë kreu i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2026.

Panda u zgjodh pas shortit të hedhur këtë të mërkurë në ambientet e presidencës ku u zgjodhën 9 anëtarët e ri të KED.

Ligji parashikon që KED të drejtohet nga përfaqësuesit e Gjykatës së Lartë dhe shorti zgjodhi Ilir Pandën. Në rastet kur Panda do të mungojë nga Gjykata e Lartë atë do ta zëvendësojë Valbon Çekrezi.

Shorti zgjodhi Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa nëse njëri prej tyre mungon atëherë anëtar zëvendësues është Gent Ibrahimi.

Nga prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alfred Progonati ndërsa zëvendësues Anila Leka. Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi nga Gjykatat e Apelit të Përgjithshëm dhe zëvendësuese Selvie Gjoçaj.

Nga prokuroria e Apelit shorti i ra Altin Binajn dhe Afërdita Ndojit dhe zëvendësues i tyre Arben Qosja. Anëtari i nëntë i përket Gjykatës Administrative ku u zgjodh Klodiana Veizi dhe zëvendësues Bezart Kaçkini.

Anëtarët e KED sipas ligjit zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë (që është sipas ligjit edhe kryetari i KED), 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Gjykatat e Apelit, 2 nga prokuroritë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, dhe 1 nga Gjykata Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarët e KED për vitin 2026

Emrat e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026

-Anëtarët e KED nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Gent Ibrahimi anëtar zëvendësues nga Kushtetuesja

-Anëtarët e KED nga Gjykata e Lartë u zgjodhën Ilir Panda, kryetar dhe anëtar, Valbon Çekrezi, anëtar zëvendësues në KED nga Gjykata e Lartë.

-Anëtar i KED, nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodhën Alfred Progonati. Anila Leka, anëtar zëvendësues

-Anëtarë të KED nga Gjykatat e Apelit, Ornela Naqellari, Ilirjana Olldashi. Selvie Gjoçaj, anëtar zëvendësues

-Anëtarë të KED nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Altin Binaj, Afërdita Ndoji. Arben Qosja, anëtar zëvendësues

-Anëtarë të KED nga Gjykatat Administrative, Klodiana Veizi. Bezart Kackini, anëtar zëvendësue. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco