Zëdhënësi i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Armando Rabaj, ka denoncuar situatën alarmante në Bashkinë Dropull, ku reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në fshatrat e zonës, veçanërisht në Derviçan. Sipas PD-së, bashkia jo vetëm që ka braktisur banorët e fshatrave, por ka kontribuar në përkeqësimin e situatës përmes ndërhyrjeve të paligjshme në shtratin e përroit të fshatit.
Banorët e Derviçanit po përballen me lagje të përmbytura, tokëra bujqësore të shkatërruara dhe rrezik të shtuar për banesat e tyre. Buldozerët janë futur në shtratin e përroit, duke marrë inerte dhe duke gërryer shtratin e tij gjatë dimrit, një praktikë e ndaluar me ligj dhe e rrezikshme për sigurinë e komunitetit.
Rabaj thekson se Agjencia Rajonale e Mjedisit Gjirokastër, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Drejtoria e Policisë Bashkiake Dropull janë të heshtura dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme.
PD kërkon transparencë, përgjegjësi dhe ndërhyrje të menjëhershme për të mbrojtur jetën dhe pronat e banorëve, duke ndalur shkatërrimin e shtratit të përroit dhe rrezikun e përmbytjeve në të ardhmen.
Deklarata e plotë:
Reshjet e fundit të shiut në Bashkinë Dropull na qenka “bereqet”, dhe jo rrezik, përmbytje dhe dëm të rëndë për banorët e fshatit Derviçanit.
Sot, lagjet e fshatit po mbyten nga ujërat, tokat bujqësore po dëmtohen dhe përroi i fshatit po shkatërrohet me ndërhyrje të paligjshme!
Ky është një fenomen që sa ka rreshje të dendura firmat fillojnë marin inerte, ku është e ndaluar me ligj po të bekuarit dhe të besuarit e Mirela Kumbaros nuk e njohin ligjin.
Në vend që të ndihmojë banorët e izoluar dhe të mbrojnë komunitetin!
Buldozerët janë futur në shtratin e përroit, duke marrë inerte dhe duke gërryer shtratin e tij gjatë dimrit, një veprim i ndaluar me ligj dhe i rrezikshëm për sigurinë e banorëve.
Agjencia Rajonale e Mjedisit Gjirokastër.
IKMT
Drejtoria e policisë bashkiake Dropull.
Të gjitha këto institucione janë inekzistente.
arsyen Pse nuk ndalet ndërhyrja e paligjshme që rrezikon shtëpitë dhe tokat nuk dihet ?
A janë interesat personale më të rëndësishme se jeta e qytetarëve?
Këto veprime jo vetëm që dëmtojnë mjedisin, por rrisin rrezikun e përmbytjeve dhe katastrofave natyrore. Banorët e Derviçanit kërkojnë ndihmë, transparencë dhe përgjegjësi — jo heshtje dhe abuzim!
© SYRI.net