'Diplomacia e Çeqeve', Paloka: Mbështetja ndërkombëtare për Ramën nuk është e sinqertë, por e blerë

10:04, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ju bashkua diskutimit në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv, me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe akuzuese ndaj asaj që ai e quajti 'diplomacia e korrupsionit' të Edi Ramës.

Paloka u shpreh se arrestimi i Mogerinit i jep atij një kënaqësi personale, pasi konfirmon atë që opozita ka thënë prej vitesh: mbështetja ndërkombëtare për Ramën nuk është e sinqertë, por e blerë. Ai e krahasoi Mogerinin me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se skema është e njëjtë: Rama përdor paratë e korrupsionit shqiptar për të 'blerë' heshtjen ose lëvdatat e të huajve.

Paloka përdori një retorikë të ashpër, duke i quajtur këta diplomatë 'karagjozë' dhe viktima të 'sharmit të parasë'. Ai theksoi se kjo marrëdhënie okulte i kushton shtrenjtë popullit shqiptar, pasi çdo deklaratë mbështetëse nga një zyrtar i korruptuar i huaj përkthehet në më shumë pushtet abuziv për Ramën dhe më shumë vjedhje fondesh brenda vendit. Ai përmendi shifrën prej 17 milionë eurosh të dhëna për projekte të dyshimta si çmimi që paguhet për të pasur 'shokë' në Bruksel.

Sipas Palokës, kjo strategji e Ramës ka shkatërruar imazhin e diplomacisë perëndimore në Shqipëri. Ai argumentoi se qytetarët tashmë e kuptojnë se pas çdo vizite pompoze apo deklarate lavdëruese fshihet një aferë financiare. Deputeti demokrat e cilësoi këtë si 'zanatin më të vjetër në botë' të aplikuar në politikë: paguaj dhe merr çfarë deklarate të duash, duke e zhveshur kështu qeverinë nga çdo legjitimitet moral ndërkombëtar.

Paloka deklaroi se lajmi për përfshirjen e Mogherinit në këtë aferë korrupsioni e ka bërë të ndihet "mirë", pasi sipas tij, kjo vërteton qëndrimet e mbajtura prej kohësh nga opozita. Sipas deputetit demokrat, Mogherini është pjesë e një grupi zyrtarësh ndërkombëtarë, të cilët ai i cilësoi si "shoqet e Ramës", që mbështesin kryeministrin shqiptar jo për shkak të sharmit apo politikave të tij, por sepse janë "pre e sharmit të parasë". "Mos mendojë dikush që këto që vijnë e shkulin dhe e ndukin Ramën, i thonë 'i dashur Edi', janë të dashuruara me të. Janë thjesht pre e sharmit të parasë," u shpreh Paloka.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri Paloka tha se,  Kryeministri Rama ka ndërtuar një grup të përbërë vetëm nga "të korruptuarit" dhe individë me lidhje direkte me George Soros, të cilët funksionojnë përmes "skemës së korruptimit".

Flavio Qarri: Po ja jap fjalën edhe Edi Palokës, të cilin e kam në një lidhje video në këto momente, se na duhet dhe një këndvështrim i për të cilin po diskutonim pak më herët. Mirëmëngjes zoti Paloka. Lajmi është që Federica Mogherini është, ka dalë nga qelia në këto momente për t'u hetuar dhe për t'u ndjekur në gjendje të lirë, se sigurisht ja kanë marrë pashaportën edhe provat që i duheshin prokurorisë. Si u ndjetë kur dje lajmi pushtoi mediat europiane, botërore ndoshta, një arrestim nivele rrallë të dëgjuara.

Edi Paloka: Jo, mund të them që në aspektin personal u ndjeva mirë përsa i përket asaj apo atyre qëndrimeve që unë kam mbajtur rregullisht ndaj Mogherinit dhe të gjithë atyre shoqeve të Ramës, si Mogherini. Sepse nuk është as hera e parë as e fundit. Kjo sigurisht është, ka qenë në nivelet më të larta, ka qenë ministre e Jashtme e Bashkimit Evropian, e ardhur nga Partia Komuniste Italiane, ka qenë ministre e Jashtme dhe në Itali në fakt me qeveritë e majta. Por skema me këtë ka qenë e njëjta si me të gjithë, thashë, shoqet e Ramës. Se mos mendojë dikush që këto që vijnë e shkulin dhe e ndukin Ramën, i thonë i dashur Edi, se mos kujton ndonjë nga këto Elisat e Partisë Socialiste se janë të dashuruara me Ramën, ose janë pre e sharmit të parezistueshëm të Ramës. Janë thjesht pre e sharmit të parasë.

Dhe këtë për fat të keq ne shqiptarët kemi vite që e provojmë në kurriz. Sepse, ja thashë dhe kësaj të fundit që këputi atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Çdo shtrëngim i këtyre me Ramën, shqiptarëve iu kushton miliona euro. Dhe kjo është historia pra, se njëherë doja ta kaloja me me gjysëm shakaje, të thoja që është mallkimi i të mallkuarit. Se që çdo gjë që prek, duke filluar nga Cristiano Ronaldo deri tek i fundit i ka marrë në qafë. Po në fakt, po të ishte kështu do ishte gjysma e të keqes.

E vërteta është që të gjithë ata ndërkombëtarë që vijnë dhe bëjnë karagjozin në Shqipëri, vetëm sepse janë në listë-pagën e kryekorruptorit të Ballkanit, këtë fytyrë kanë. Domethënë, e kemi denoncuar me kohë dhe atëherë kur na thonin po sulmoni Bashkimin Evropian, po sulmoni aleatin tonë Amerikën. Ku janë sot këta karagjozët që për festën e parave që ju jepte Rama, ka ardhur sekretari amerikan i shtetit. Erdhi në Shqipëri për të thënë që Rama është udhëheqësi i shquar e udhëheqësi i madh. Pse? Edhe iku prapë. Pra festën e pareve. Të njëjtën gjë ka bërë kjo, të njëjtën gjë ka bërë edhe të tjerë në vazhdimësi, por që për fat të mirë ju ka dalë boja sepse besoj tashmë edhe shqiptari më naiv e di që të gjitha këto marrëdhëniet e famshme ndërkombëtare të Ramës janë të gjitha mbi baza korruptimi. Gjithë mbështetja në thonjëza ndërkombëtare që merr, që në fakt është mbështetje thjesht personale...

Flavio Qarri: Ishte suksesi më i madh që kishte Rama, nëse shihje edhe komentuesit pro tij, e ka çuar diplomacinë shqiptare në nivele të panjohura më parë e kështu me radhë.

Edi Paloka: Pikërisht pra. Dhe kjo diplomacia, domethënë suksesi i kësaj diplomacie është që ca si puna e kësaj Mogherinit, domethënë se ky është zanati më i vjetër në botë, e di ti Flavio. Zanati më i vjetër në botë është më paguaj dhe unë bëj çfarë të duash ti, them çfarë të duash ti. Zanati më i vjetër ky. Vetëm merr paret dhe pastaj thonë çfarë të duash. Cili është avantazhi që ka përfituar Shqipëria nga këto, nga kjo diplomacia e Ramës? Asnjë. Përkundrazi. Vetëm është zhytur më thellë. Ai që ka abuzuar dhe përfituar ka qenë gjithmonë Rama dhe këto që kanë marrë paret tona. 17 milionë euro kjo zonja i ka marrë për këtë të famshmin kolegj, për të cilin dhe është arrestuar.

Flavio Qarri: Po, sa do e bënin.

Edi Paloka: Duke ia dhënë kësaj, 17 milionë euro. E kishte kapur bukur një kolegu juaj, kolegu jonë, po e fus dhe veten. Që thonte, më më shtrenjtë ka bërë kjo për t'u riparuar sesa bëri Hotel Rogneri për t'u ndërtuar nga e para. E kuptoj. Pra në këto kushte jemi, janë të gjithë, nuk ju qëllon ters këtyre, kthehem te shakaja, kur takojnë Ramën. Jo. Rama takon vetëm këta. Rama ka grup vetëm këta, të korruptuarit, lidhjet që janë direkt lidhje të George Sorosit dhe që funksionojnë me këtë skemë, me skemën e korruptimit. Nga McGonigal, ke kjo e fundit, ke Mogherini, është i njëjti...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco