Rasti Balluku/ Lutfi Dervishi: Ekzekutivi kërkon të zgjerojë pushtetin përtej kufinjve kushtetues

Rasti Balluku/ Lutfi Dervishi: Ekzekutivi kërkon të zgjerojë pushtetin përtej kufinjve kushtetues

21:56, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në A2 CNN, Lutfi Dervishi u shpreh se lëvizjet e fundit tregojnë një tentativë për zgjerim pushteti.

Sipas Dervishit, duhet vendosur një standard qeverisjeje për rastet e lidhura me politikanët dhe vendimet e gjykatave, teksa tha se koncepti i imunitetit nuk duhet të përdoret si burojë ndaj drejtësisë.

Reagimet ndaj vendimeve të gjykatave tregojnë se ekzekutivi po tenton të zgjerojë pushtetin përtej kufijve kushtetues. Gjykatat dhe prokuroria nuk kanë shfaqur asnjëherë ambicie për të ndërhyrë në qeverisjen e vendit, përkundrazi, ato janë ngritur pikërisht për të mbajtur nën kontroll njerëzit në pushtet. Sa i përket Gjykatës së Posaçme, vendimet e saj pranohen pa koment kur prekin opozitën apo zyrtarë të shkarkuar, por kundërshtohen sapo preken zyrtarët aktualë të qeverisë. Koncepti i imunitetit nuk mund të përdoret si mburojë për veprime administrative, pasi pushtetmbajtësit mbajnë përgjegjësi direkte për vendimet e tyre. Nuk mund të kërkosh të mos japësh dorëheqje përballë një akuze konkrete dhe të qëndrosh ende ministër. Kjo nuk është standard qeverisjeje”, tha Dervishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco