SYRI TV/ Debate në seancë, opozita akuza për situatën e përmbytjeve: Neglizhencë nga qeveria

21:05, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Neglizhenca e qeverisë përballë dëmeve të përmbytjeve dhe shembja e rrugëve të sapo inaguruara ishin në qendër te debateve në seancën e javës se gjelbër në Kuvend. Opozita akuzoi shtetin se nuk mori asnjë masë dhe se i la banorët e prekur nga përmbytjet në mëshirë të fatit, ndërsa maxhoranca i cilësoi akuzat si sulme poltike. Debate pati edhe për presionet e kryeministrit Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese, për të mbrojtur zëvëndësen e tij, Belinda Balluku

SYRI TV

Nisi me debate mes maxhorancës dhe opozitës seanca plenare bë Kuvend, dedukuar javës së gjelbër, ku deputët shpalosën në foltore problemet e qytetarëve. Opozita  akuzoi qeverinë për mos marrjen  e masave për denet e përmbytjeve, duke lënë në  mëshirë të fatit banorër e prekur. Opozita nuk la pa akuzuar edhe shembjen e rrugëve të sapoinaguruara, nga reshjet e shiut, duke kërkuar të mbahet përgjegjësi. Në replikë, ligjvëndësit socialistë, I cilësuan akuzat si sulme politke e mediatike, teksa flasin për dëmshpërblim të përmbytjeve, ndonësë banorët e zonave të prekur, janë lënë totalisht në harrresë

Nuk  munguan as debatet, për mbrotjen politke dhe peresinet e Ramës ndaj Gjykatës Kushtetyese për skandalin me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Deputetja demokrate Ina Zhupa,  komentoi nga foltorja e kuvendit arrestimin e rektores së Kolegjit të Evropës. Frederica Mogherini e akuzuar për mashtrim lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE-ja për diplomatët e rinj.

Ajo denoncoi edhe një leje zhvillimi të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për një kampus, që më pas i ka kaluar Kolegjit Evropian shtuar këtu dhe 17 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtim.

Kritika për qeverinë, kishte edhe socialisti Erion Braçe.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco