Gjunkshi hedh poshtë keqinterpretimet: Emërimi im si Këshilltar për Sigurinë i kreut të PD nuk lidhet me pazare politike

Gjunkshi hedh poshtë keqinterpretimet: Emërimi im si Këshilltar për Sigurinë i kreut të PD nuk lidhet me pazare politike

19:04, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Xhemal Gjunkshi ka reaguar sot ndaj asaj që ai i cilëson si ‘keqinterpretime të qëllimshme’ që qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me emërimin e tij si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike.

Sipas Gjunkshit, disa komente të pavërteta kanë lënë të nënkuptohet se emërimi i tij lidhet me një takim kafeje mes disa figurave të opozitës, duke sugjeruar prapaskena apo marrëveshje politike. Ai i ka hedhur poshtë kategorikisht këto insinuata.

Reagim i Xhemal Gjunkshit:

Reagim ndaj keqinterpretimeve të qëllimshme

Së fundmi disa komente të pavërteta janë shpërndarë në rrjete, duke lënë të nënkuptohet se emërimi im si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike është bërë pas një takimi kafeje me disa figura të njohura të opozitës.

Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Për korrektësi publike:

1. Emërimi i Xhemal Gjunkshit nga Dr. Prof. Sali Berisha, ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura ‘kafe e famshme’.

2. Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit.

Unë Xhemal Gjunkshi jam pjesë e Partisë Demokratike për idealizëm dhe bindje, jo për përfitime. Kam kontribuar ndër vite me integritet, korrektesë dhe qëndrime të qarta publike, si qytetar, si ekspert dhe si demokrat i përkushtuar.

Pjesëmarrja ime në tavolina diskutimi me miq, kolegë apo demokratë të tjerë është praktikë normale e çdo njeriu aktiv në jetën publike, dhe nuk përbën as mbështetje politike të re, as lëvizje taktike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco