A do i mjaftojë Ramës koha e ‘fituar’ me procedurë?

A do i mjaftojë Ramës koha e ‘fituar’ me procedurë?

18:36, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Ardit Zeneli 

Çdo lëvizje juridiko-politike mbi Dosjen Balluku’ përshpejton fundin e pashmangshëm të qeverisë ‘Rama 4’. Catch 22!

Siç po shihet, çdo orë e më shumë ka zhvillime me ‘dosjen Balluku’ nga ana e qeverisë shqiptare me Ramën në krye.

S’po gjen karar me asnjë. Sikur për herë të parë publikisht s’po e ‘ashtu’ asnjë ashtu siç ai do.

U detyrua të dali publikisht personalisht me sharmin prej një ‘qeni sulmi Sorosian’, që sulmon Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, për një Zëvendësen e tij që po faktohet juridikisht, me vendim të GJKKO, si ‘hajdute e mbi 50 milionë euro me një dorë’, te tuneli Llogarasë.

A thua se Rama po e shantazhon Kushtetuesen për ndonjë marrëveshje Anti-Kombëtare që ia kanë lënë qeveritë e mëparshme dhe ky po e shfuqizon, si p.sh. marrëveshja kriminale për Detin e Shqipërisë, do ishte mirë të bëhej presion pozitiv për Transparencë!

Por jo! Nuk kishte pas gjum në sy prej ditësh u duk me ato video horror, ku zgurdullente i tëri si ‘cub’ pas ekranit!

Sot, Belinda Balluku, Nr. 2 i Ramës, e Pezulluar me vendim të GJKKO për vepra penale me vlera mbi 50 milionë euro, ka ankimuar vendimin! Veprim i pritshëm ligjërisht për një qytetar përballë drejtësisë.

Por JO për ZëvendësKryeministrin dhe Kryeministrin e Shqipërisë! Këtu jemi shumë larg!

Politikisht brenda dhe jashtë vendit, Rama po humb me vetëdije, po sakrifikon votuesit dhe mbështetësit fiananciar, duke i shpërdoruar me ‘mbrojtjen e Ballukut’, kur në të vërtetë po mbron veten, duke fituar kohë me procedurë.

Kjo punë siç ka nisur, Balluku nga tuneli i Llogarasë, se është dhe ai i ‘Arbrit’, kaloi me 2 çështje me drejtësinë speciale, edhe nja 400 e ca milionë euro nga ‘Unaza e Madhe e Tiranës’.

Po sikur në një rast hipotetik, radhën për tu pyetur nga drejtësia, ta këtë Rama, çfarë ndodh?!

A do paraqitet Rama? Apo s’do paraqitet dhe do e kundërshtojë në Kushtetuese?

Çfarë mendojnë konstitucionalistët shqiptarë, gardianët e Kushtetutës së Shqipërisë nëpër banaqe televizive?

Fijet e Ramës po tërhiqen gjithandej ku i ka pas lëshuar pa frena përgjatë 12 viteve në krye të Narko-Shtetit të ndërtuar prej tij.

Pranvera është stina e ripërtëritjes, por qielli duket i egërsuar dhe Viti i Ri duket i ashpër për Ramën. Shkurti thonë që ‘shkurton’. 

Shqipëria ka plot shqiptarë që mund të jenë të Ndershëm, Patriotë, Punëtorë, Modern apo Tradicionalë, që mund të jenë në postet e larta të shtetit shqiptar, meqë jemi dhe rrugës për në Bashkimin Europian, sipas propagandës së paktën. 

Kjo po i përplaset Ramës çdo moment në fytyrë nga të vetët e etur për rënien e tij, si p.sh. Tak Ngjela që kishte kërkuar diskretitimin e tij, pastaj me radhë deri te demokratët që e kanë denoncuar prej 1 dekade tashmë, si e keqja më e madhe e Shqipërisë.

Kemi para një muaj plot festa por edhe zhvillime.

Presim! Koha me procedurë ka skandencë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco