Logu: Fondet për Kolegjin e Evropës të hetohen! Të mbrohen paratë e taksapaguesve shqiptarë si të evropianëve

Logu: Fondet për Kolegjin e Evropës të hetohen! Të mbrohen paratë e taksapaguesve shqiptarë si të evropianëve

18:26, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një debat i nxehtë ka shpërthyer pas arrestimit të ish‑Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini, në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me Kolegjin e Evropës.

Avokati Marash Logu, i ftuar në emisionin “Task Force”, shprehu shqetësimin e tij mbi mënyrën se si janë përdorur fondet për projektin e hapjes së kampusit të Kolegjit në Shqipëri.

Sipas Logut, ideja e një kampusi evropian në vend është në parim pozitive, duke u bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të tjera të rajonit. “Kolegji i Evropës ka pasur për qëllim të trajnojë zyrtarët e lartë të BE-së dhe hapja e kampusit për vendet e Lindjes ishte një shembull i tillë”, tha ai.

Megjithatë, Logu theksoi se pas çdo ideje të mirë mund të fshihen abuzime dhe procedura të dyshimta. “Ato që ngrejnë pikëpyetje janë procedura e kalimit të truallit dhe shuma e akorduar për ndërtimin e kampusit. Duhet të jetë objekt hetimi nga organet shqiptare të drejtësisë”, tha ai.

Avokati shtoi se fonde të BE-së për këtë projekt janë gjithashtu nën vëzhgimin e OLAF-it, që mbron paratë e taksapaguesve evropianë, dhe shprehu shpresën që e njëjta kujdes do të aplikohej edhe për fondet e taksapaguesve shqiptarë.

Logu nuk la pa vënë në dukje mungesën e një reagimi zyrtar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas arrestimit të Mogherinit, duke nënkuptuar një qasje më neutrale të institucioneve evropiane ndaj këtij skandali.

Ai përfundoi: “Shpresoj shumë që ajo që po ndodh me hetimin në BE të shërbejë si shembull edhe për Shqipërinë, për të garantuar transparencë dhe efikasitet në përdorimin e fondeve publike”.

Logu:

Së pari po themi, vetë ideja për të pasur një kampus të Kolegjit të Evropës në Shqipëri, në fakt është, si me thënë, një zhvillim deri diku pozitiv në qoftë se do merrej parasysh eksperienca polake. Kolegji i Evropës është themeluar në vitin 1949, ka pasur për qëllim të trajnojë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe u ndoq kjo praktikë në vitin 1992, pas rënies së murit të Berlinit dhe me anëtarësimin e vendeve të Lindjes, që të hapej dhe një kampus për vendet e Lindjes me qëllim që të trajnoheshin zyrtarë të cilët potencialisht do punonin në strukturat e Bashkimit Evropian, apo do ishin pjesë e strukturave.

E njëjta ide duket, por pasi, domethënë modeli është që pas çdo ideje të mirë apo pas çdo shembulli të mirë, pastaj fshihet edhe një histori abuzimi, korrupsioni, procedurash prokurimi të dyshimta, para që qarkullojnë dhe zhduken e kështu me radhë, ishte po themi edhe hapja e një kampusi në Shqipëri me qëllim që vendet e rajonit, pra jo vetëm Shqipëria, sepse duhet pasur parasysh që nga 32 studentë që ka kampusi i Kolegjit të Evropës në Shqipëri, vetëm dy, tre më duket janë po themi shtetas shqiptarë, pjesa tjetër vijnë nga vendet e rajonit, pra nuk është thjesht një kampus që është bërë kështu për të ndihmuar studentët shqiptarë apo studiuesit shqiptarë për t'u thelluar në studime evropiane, në mënyrë që të përgatiteshin për anëtarësimin, po themi kurdo që të ndodhte i Shqipërisë por dhe i vendeve të tjera.

Ato që në fakt kanë ngritur pikëpyetje dhe Taulanti i tha me të drejtë, janë e para procedura e kalimit të truallit ku do ndërtohej kampusi i Kolegjit të Evropës dhe më pas edhe shuma që u akordua, se si do përdorej kjo shumë e kështu me radhë, kush do ta përdorte këtë shumë, si do menaxhohej ajo, që unë besoj që duhet të jenë objekt hetimi dhe verifikimi nga organet shqiptare të drejtësisë.

Nga ana tjetër, përsa i përket fondeve që ka akorduar vetë Bashkimi Evropian nëpërmjet Komisionit Evropian për këtë projekt, janë pjesë e hetimeve që kryhen nga OLAF-i sepse ata mbrojnë në fund të ditës paratë e taksapaguesve evropianë. Pra siç ata mbrojnë paratë e taksapaguesve evropianë, një shembull shumë të mirë na e kanë treguar në rastin e fondeve të IPARD-it, do duhej që edhe organet shqiptare të drejtësisë të mbrojnë edhe paratë e taksapaguesve shqiptarë. E vërteta është që organet tona janë paksa të kompleksuara kur vjen puna për të hetuar marrëdhënie, kontrata, financime, fonde dhe grante që kanë të bëjnë me partnerë ndërkombëtarë, se në këtë mes ai ka përdorur...

Në çdo rast unë, unë, unë shpresoj shumë që domethënë ajo që ne po shohim të ndodhë, që ndodhi sot me Federica Mogherinin nga prokurorë dhe gjykatës evropianë, të ndodhë e njëjta situatë edhe në Shqipëri, sa i përket parave të taksapaguesve shqiptarë dhe pasurive të taksapaguesve shqiptarë të cilat janë akorduar për këtë projekt që ngre disa pikëpyetje apo ngre disa dyshime mbi mënyrën e efikasitetin dhe transparencën e përdorimit të fondeve.

Sigurisht nuk mund të mos bëjë përshtypje fjala bie, që nuk pashë sot, pashë që u arrestua ose u ndalua Federica Mogherini, por nuk pashë sot Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Evropian të dilte dhe të thoshte se si gjykatësit dhe prokurorët na kanë cenuar kompetencat e Bashkimit Evropian, se si kanë bërë grusht shteti sot në Bashkimin Evropian, se si pra të gjithë këtë retorikën që kemi dëgjuar...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco