Avokati Gentian Trenova, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka kërkuar që Prokuroria e Brukselit të zgjerojë hetimet edhe mbi procedurën e përzgjedhjes së Shqipërisë si vendndodhje e kampusit të ri të Kolegjit Europian.
Sipas Trenovës, Prokuroria Europiane me seli në Bruksel duhet të verifikojë jo vetëm aspektet e projektit universitar Europian në Tiranë, por veçanërisht mënyrën se si është bërë përzgjedhja e Shqipërisë.
Ai ngriti dyshime për ‘lobim underground’, duke e cilësuar vendimin si një ‘qokë ose nder politik-diplomatik’.
‘Prokurorit Europian në rastin tonë me seli në Bruksel, në Belgjikë, të vazhdojnë hetimin dhe për procedurën e kampusit universitar Europian në Tiranë. Sepse duket qartë që kemi të bëjë me një lloj lobimi underground ose, si të thuash, është bërë si formë qoke ose ndere politike, diplomatike, përzgjedhja e kampusit në Tiranë.
Mendoj se është tek procedura që do të jetë, do jetë e ndjekur ose do të jetë pjesë e, besoj, mendoj se do të jetë pjesë edhe e hetimit, sepse Kolegji Europian tre kampuse ka: një në Belgjikë, një në Poloni, ka dhe këtë në Shqipëri. Dhe, dhe kjo e Shqipërisë ka ndodhur, domethënë, vjet, domethënë procedura ka duhet të ketë filluar, duhet të ketë filluar vjet, dhe besoj, mendoj që kjo, edhe kjo procedurë duhet të jetë në, do jetë në fokusin e hetimit të prokurorëve belgë.
Jo në aspektin e buxhetit të qeverisë shqiptare tek, që është akorduar, por në aspektin e procedurës ose financimit që merr ky kampus nga Bashkimi Europian për, sepse besoj se ky kampus do të ketë një bashkëfinancim midis qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, dhe prokurorët belgë besoj se do hetojnë pjesën e procedurës ose të parave që që hidhen nga Bashkimi Europian, sepse atë kanë kompetencë për të hetuar’, tha ndër të tjera avokati Gent Trenova në SYRI TV.
© SYRI.net