Taulant Muka, pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, ka qenë ndër të parët që ngriti publikisht alarmin për mënyrën se si po zhvillohet projekti i Kolegjit të Europës në Tiranë. I ftuar në ‘Task forcë, në Syri TV, ai denoncoi mungesën e transparencës, përdorimin e pronës publike dhe fondeve publike në favor të një institucioni jo shtetëror, si dhe faktin se punimet po vijojnë pa leje ndërtimi.
Sipas Mukës, procesi jo vetëm cënon hapësirat e Universitetit të Tiranës, por shkel edhe parimet e konkurrencës dhe ligjin për të drejtën e informimit publik, ndërkohë që institucionet përgjegjëse heshtin. Ai tregon se çështja tashmë është dërguar në Komisionin Europian dhe në gjykatë, ndërsa kërkon përgjegjshmëri dhe transparencë të plotë për një investim që prek drejtpërdrejt interesin publik.
Taulant Muka: Është marrë si të thuash prona publike, është marrë nga ana tjetër dhe paraja publike dhe janë transformuar, janë transferuar te një institucion që nuk është publik, ose nuk është i shtetit shqiptar dhe kjo është bërë në mungesë të transparencës së plotë, është bërë në mungesë të diskutimit, si të thuash, me publikun. Dhe nga ana tjetër sot po ndërtohet, ndërkohë që, si të thuash, leja e ndërtimit nuk është dhënë. Dhe të gjitha, për më tepër që i është dhënë te Fondi i Zhvillimit, që nuk është, si të thuash, institucioni përgjegjës për këto lloj investimesh, dhe këto më pas, të gjitha këto i morën pra, bashkë me një grup, pra me Andin, Ivirin dhe Entelën, i shkruajtëm një letër Komisionit Europian, zonjës Kos dhe gjithashtu ambasadorit këtu, ministrit të Arsimit të Bashkimit Europian, ku i paraqitëm të gjitha këto shqetësime.
Ka shkelje të rënda të mënyrës se si është bërë ky investim. Nga ana tjetër, s'mund t'i merret një godinë, ëh, një universiteti publik, pasi sot Kolegji i Europës vepron brenda godinës Iliria. Pra, universiteti, studentët shqiptarë u ngritën në protestë në vitin 2018 se nuk ishin ambiente, se nuk kanë, si të thuash, hapësirë për të mësuar, ndërkohë që ambienti më i mirë i Universitetit të Tiranës i merret dhe i jepet Kolegjit të Europës, ku Kolegji i Europës në vetvete është në konkurencë me Universitetin e Tiranës. Universiteti i Tiranës jep diploma të, si të thuash, për integrimin europian, për masterat, unë nuk e di saktësisht, por që janë studime europiane dhe rrjedhimisht është në konkurencë të drejtpërdrejtë. Është si t'ju vijë ju, nuk e di, po marr një televizion privat, aty A2 CNN, t'i jepni, si të thuash, studiot tuaja dhe vazhdojë transmetimin në të njëjtën frekuencë. Pra, këtu ka të bëjë edhe me problemin e ligjit të konkurrencës, pra me shumë dhe shumë të tjera. Dhe ne të gjitha këto çështje ia çuam Komisionit Europian, patëm një përgjigje që ishte një shqetësim serioz dhe e merrnin seriozisht. Unë uroj që tashmë edhe në, në këtë kontekst...
Ne e kemi çuar në qershor të këtij viti. Të këtij viti dhe kërkesa jonë ka ardhur dhe nga fakti që ne i kemi çuar kërkesë, unë i kam çuar kërkesë Kolegjit të Europës, në bazë të ligjit për informim publik, që të vërë në dispozicion kontratën që ka me Universitetin e Tiranës, të vërë në dispozicion lejen e ndërtimit ku po ndërtohet Kolegji i Europës, pronësinë, pra janë informacione publike që është i detyruar t'i japë pasi është dhe investim publik i Bashkimit Europian. Dhe unë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Pavarësisht se e kam kontaktuar...
Ka qenë nën hetim e gjithë kjo situatë. Dhe Kolegji i Europës në asnjë moment nuk u përgjigj. Pra një detyrim ligjor kushtetues brenda, si të thuash, shtetit shqiptar. I kemi çuar në atë rast edhe komisionerit për informim që t'i kërkonte, si të thuash, Kolegjit të Europës përgjigje. Komisioneri për informim nuk e pranoi kërkesën dhe tashmë jemi në gjykatë mbi këtë kërkesë. Pra, respektimin e të drejtës për informim publik tonin si qytetarë për të kuptuar se çfarë po bëhet me paranë dhe investimin publik. Dhe kjo ishte një gjë që për shembull edhe në letrën e Bashkimit Europian ishte, si të thuash, theksuar që ne jemi për transparencë të plotë, një gjë që Kolegji Europian, i cili vjen në Shqipëri për të na mësuar standartet europiane, nuk e respektojnë.
© SYRI.net