VIDEO/ Blushi ‘shpërthen’ në Kuvend: Kush do japë llogari ku përfunduan 260 milionë euro dhe kush ia fali tokën Mogherinit?

17:20, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate teksa  deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ka kërkuar llogaridhënie nga qeveria për një sërë çështjesh me interes të lartë publik. Duke denoncuar mungesën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave në sallë, deputeti ka theksuar se qëllimi i seancës nuk është që deputetët të flasin, por që qeveria të japë llogari.

Gjatë fjalës së tij, ai ka ngritur një sërë pyetjesh retorike drejtuar mazhorancës së munguar. "Kush do japë llogari përse u shemb rruga Qukës-Qafë Ploç? Kush do japë llogari ku përfunduan 260 milionë euro?", ka pyetur ai. Blushi ka vijuar duke kërkuar përgjegjësi edhe për përmbytjet e përsëritura në vend, duke ironizuar se "fondi për emergjencat civile ishte i barabartë me bakshishin e tunelit të Llogarasë".

Një nga pikat më të forta të fjalimit ishte akuza lidhur me dhënien e një prone publike ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini. "Kush do japë llogari kush ia fali tokën publike Federica Mogherinit? Kur ndërkohë qytetarët enden dyerve të ministrive në kërkim të pronave të tyre", ka deklaruar ai nga foltorja e Kuvendit.

Deputeti opozitar nuk i ka kursyer akuzat direkte, duke pretenduar se fokusi i qeverisë është i gabuar. "Unë e kuptoj që shumica e ministrave, duke filluar nga kryeministri, kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi në darkë", ka thënë ai, duke shtuar se qëllimi real i seancës duhet të jetë llogaridhënia.

Blushi:

Zoti kryetar, për t'i qëndruar strikt procedurës, dua t'ju kujtoj nenin 47 të rregullores. Anëtarët e Këshillit të Ministrave kanë të drejtë dhe kur u kërkohet, e kanë për detyrë të marrin pjesë në seancë plenare. Unë nuk besoj se ka seancë më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë sesa kjo seancë.

Por qëllimi i kësaj seance nuk është që deputetët të flasin. Është llogaridhënia. Kush do japë llogari meqë as zëvendëskryeministre nuk keni më? Përse u shemb rruga Qukës-Qafë Ploç? Kush do japë llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt t'ia kërkojmë këtë llogari sot? Ministrit të drejtësisë apo Ministrisë së Brendshme? Kujt t'i kërkojmë llogari përse shqiptarët nga veriu në jug janë përmbytur sërish edhe këtë vit? Dhe që fondi për emergjencat civile ishte i barabartë me bakshishin e tunelit të Llogarasë.

Kush do na e japë këtë sqarim? Se ne dakord flasim, dakord ngremë shqetësimet, po çështja është që kush përgjigjet nga qeveria për këtë çështje? Unë e kuptoj që shumica e ministrave, duke filluar nga kryeministri, kanë fokusin si e si të vjedhin nga mëngjesi në darkë, edhe sigurisht që janë duke e vjedhur tani. Por qëllimi i kësaj seance, ju kujtoj, është llogaridhënia. Kush do japë llogari sot? Kush do japë llogari kush ia fali tokën publike Federica Mogherinit? Kur ndërkohë qytetarët enden dyerve të ministrive në kërkim të pronave të tyre dhe sigurisht edhe të gjykatave, se ato janë problem më vete pastaj. Po kush do japë sqarime sot? Kush ia fali tokën Federica Mogherinit?

Kush do flasë për këtë çështje? Do flisni ju kryetar? Do flasë ministri i mjedisit, i drejtësisë apo Toni Gogu? Pra, janë shumë çështje që do ketë shumë pyetje, por për të cilat duhet të vijë kryehajduti të japë sqarim sot. Se është e vetmja platformë ku mund t'i japë sqarime, se edhe konferencat...

I tërhiqni vëmendjen deputetit pse i thotë hajdut kryetarit të një qeverie që është e certifikuar... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco