Boçi-mazhorancës: Është arrestuar drejtoresha e Kolegjit Europian, ju na e keni tundur si shembull suksesi...

16:52, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Luçiano Boçi ngriti disa prej shqetësimeve më të mprehta që prekin sot qytetarët shqiptarë, duke theksuar se korrupsioni, mosveprimi i drejtësisë dhe kufizimi i zërit të deputetëve po cënojnë rëndë besimin publik.

Ai kritikoi mungesën e transparencës në çështjen e kolegjit europian, ndërhyrjet ndaj drejtësisë, si dhe procesin e amnistisë fiskale, ndërkohë që kërkoi me urgjencë ndryshimin e rregullores parlamentare për t’u dhënë deputetëve më shumë hapësirë për të përfaqësuar realisht shqetësimet e qytetarëve.

Luçiano Boçi: Kryetar, unë besoj që në konceptin edhe të maxhorancës, por edhe në konceptin tonë sot një ndër problemet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, krahas problemeve të tjera që dalin, është pikërisht korrupsioni. Dhe në fakt shqetësimi që ngriti zonja Zhupa është shqetësim i drejtë. Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare europiane dhe ne të mbyllim sytë dhe veshët. Është arrestuar drejtoresha e kolegjit europian, që ju na e keni tundur si shembull suksesi, megjithëse ky kolegj ka rrëmbyer tokën e kampusit të Universitetit Publik të Tiranës. A ka shqetësim më të madh qytetar sesa ky? Pastaj shqetësimi tjetër që vjen, sigurisht është drejtësia. Pse ja mbyllët mikrofonin zotit Shehaj? Sepse tha një fakt të vërtetë, kryeministri shqiptar është i vetmi kryeministër që hedh në gjyq sistemin e drejtësisë që e ka nxjerrë nga sqetulla e vet. Me të cilën, ose me të cilin krenohet, ose krenohej se tash normal, jeni turr të gjithë këtij sistemi të drejtësisë. Dhe ky është shqetësimi bazik i qytetarëve shqiptarë. Dhe shqetësimi i zotit Kapri, po. Paqja fiskale, që është kundërshtuar si amnisti fiskale nga institucionet europiane dhe nga përfaqësitë diplomatike që prek në mënyrë të domosdoshme xhepat e çdo shqiptari. Ky është shqetësim qytetar. Po jemi jashtë procedure, po. E vërtetë. Unë jam jashtë procedure, por po e bashkoj me procedurën. Unë, për veten time, zoti kryetar, sikurse shumë deputetë nuk kemi mundësi të flasim sot, sepse dhe pesë minuta, çfarë do të them unë për pesë minuta kur ka mijëra probleme. Jo. Propozimi është bashkë me kolegët e mi që e kanë thënë të ndryshojë rregullorja. Çdo deputet të ketë në dispozicion 10 minuta siç tha zoti Leskaj, që të flasë se është dita më e rëndësishme dhe të paraqesë këtu dhe problemin e qytetarëve por të prezantohet dhe ai vetë para qytetarëve, se është një rol i tillë, i madh. Dhe kjo gjë duhet bërë me urgjencë. Kemi ndryshuar komisione, përbërje, për dy minuta këtu me votat tuaja. Dhe ju megjithëse ne propozojmë vazhdimisht këtë gjë ju bëni sikur kjo nuk ekziston. Pra, ta lëmë teatrin, fill pas kësaj seance, ju e keni autoritetin, këta e kanë autoritetin dhe e kanë shqetësimin, të ndryshojë rregullorja dhe këta të kenë mundësi, se vijnë, e hyjnë e dalin dhe nuk kanë mundësi asnjëri prej këtyre dhe të flasë, të flasin të gjithë deputetët, 10 minuta për problemet e zonës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco