SYRI TV/ A blen Edi Rama influencat me korrupsion? Rama: Pasaportë shqiptare për Mogherinin...

16:16, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa autoritetet belge po hetojnë procedurën e blerjes së një godine nga Kolegji i Europës për 3. 2 milionë euro, në Shqipëri shpenzimet për një godinë janë disa herë më të mëdha.  Pas marrëveshjes që Frederika Mogerini firmosi me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, në Shqipëri iu hap rruga tenderit 17 milionë euro për ndërtimin e një kampusi për institucionin e drejtuar nga Mogerini. Ndërsa institucionet shqiptare u vunë në rresht për të lehtësuar procedurat për këtë kampus, diplomatja italiane shfaqej në Tiranë si mikeshë e kryeministrit Edi Rama dhe nuk kursente as deklaratat për mbështetjen e tij.

Syri TV

Ish-kryediplomatja Frederika Mogherini e ndaluar sot nga autoritetet belge për mashtrim, korrupsion dhe pabarazi në tenderë njihet nga opinion publik si një zyrtare europiane që nuk ka fshehur mbështetjen e simpatinë për kryeministrin Edi Rama, e madje shpesh është shfaqur në Tiranë për shkak të hapjes së një prej filialeve të Kolegjit të Europës, të përfshirë sot në skandal korruptive.

Simpatinë e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin mes tyre, nuk e ka fshehur as kryeministri Edi Rama, për të cilin mikesha italiane, i plotëson të gjitha kriteret për të qenë jo vetëm bashkëpunëtore e tij, por edhe shtetase shqiptare. Ndërsa në Belgjikë, autoritetet po hetojnë për pabarazi në tendera për blerjen e godinës në vlerën 3. 2 milionë euro. Në Shqipëri Kolegji hapi siparin pas marrëveshjes së firmosur mes Frederika Mogherinit dhe Edi Ramës, e për ndërtimin e kampusit marrëveshja u firmos edhe me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në Shqipëri, kostoja e godinës është shumë herë me e lartë se ajo që po hetohet nga autoritetet Belge. Ndërsa godina nën hetim është 3. 2 milionë euro, Godina për kampusin në Tiranë, i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plor 17 milionë euro, e kjo vetëm për lotin e parë. Qeveria shqiptare nëpërmjet buxhetit të shtetit përgjatë viteve 2024-2026, do të paguajë plotë 17 milionë euro për ndërtimin e një filiali të Kolegjit të Europës, që drejtohej pikërisht nga Federika Mohergini.

Ndërsa Erion Veliaj ndodhet në qeli pikërisht për abuzimet me fondet, Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij në afera korruptive, tashmë edhe pala tjetër, përfaqësuese e Bashkimit Europian Frederika Mogherini, duket se ka po të njëjtat telashe si miqtë shqiptarë, të pabarazisë në tendera, mashtrim e korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco