Berisha takon demokratët e njësisë 9 në 18:30/ Grimçi: Foltore analizash pas skandalit ‘Balluku’, jo takim rutinë

15:46, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ora 18:30, do të zhvillohet foltorja e parë e turit, ku Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, do të mbajë një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët e njësisë nr. 9, pranë lokalit “New Bulevard”, tek ish-stacioni i Trenit.

E ftuar në studion e lajmeve në Syri TV, Kryetarja e Degës nr. 9 në Tiranë, Eda Grimçi, u shpreh se kjo foltore nuk është një takim rutinë, por një proces i thelluar analize, një hap i domosdoshëm politik pas zgjedhjeve të 11 majit, ku do të diskutohen problematikat më urgjente të vendit, përfshirë raportin tronditës të OSBE/ODIHR dhe çështjen e rëndë “Balluku”, që Grimçi e cilësoi si të paprecedent dhe alarmante për vendin.

Sipas Grimçit, kjo iniciativë e ndërmarrë nga kreu i PD-së synon të rikthejë dialogun real brenda strukturave dhe të ngrejë një aksion të ri opozitar përballë situatës së rëndë politike. Ajo theksoi se prania e një zv/kryeministreje të akuzuar për korrupsion, e cila vazhdon të qëndrojë në detyrë pavarësisht një vendimi gjykate që e pezullon, është tregues i degradimit të qeverisjes dhe kapjes së institucioneve. Grimçi u shpreh se në foltore do të trajtohen edhe përpjekjet e pushtetit për të joshur apo përçarë demokratët, por nënvizoi se “demokratët e vërtetë nuk janë peshq që kapen me rrjeta të Rilindjes”.

Pjesë nga deklarata:

Po, siç e dini e ka prononcuar dhe vetë zoti Berisha, doktor, kryetar i Partisë Demokratike në rrjetet e tij sociale, por edhe mediat, që është një takim me strukturat dhe demokratët e njësisë numër nëntë. Është një foltore e konceptuar si një foltore analize dhe bashkëbisedimi me demokratët dhe strukturat e partisë.

Patjetër, që nuk është vetëm një takim thjesht, nuk është thjesht një takim i doktor Berishës, takim normal që bëhet periodikisht me strukturat. Pra, është një takim, patjetër takim analizë, është një takim përsa i përket situatës politike në vend, sepse o ka për të folur tani, edhe o s'ka më. Është një takim përsa i përket edhe analizës, mbas kemi pritur raportin e OSBE-ODIHR-it pikërisht për këtë gjë dhe raporti ka dalë, patëm zhvillime të tjera të cilat ishin shumë të ngutshme dhe kërkonin riorganizim edhe aksion opozitar përsa i përket çështjes Balluku, një rast shumë i rëndë, i paprecedent. Pasi të kesh një zv/kryeministre e cila akuzohet për korrupsion dhe vazhdon qëndron në detyrë, duke patur parasysh që kemi dhe një vendim gjykate dhe një masë pezullimi nga detyra. Pra, në këtë takim do të diskutohen shumë gjëra të cilat janë emergjente, po patjetër që është takim-analizë.

Unë nuk e di kush janë këta që peshkohen, sepse demokratët e vërtetë nuk janë peshq dhe nuk rendin mbas rrjetave apo grepit të Rilindjes. Edhe pse goditja që u është bërë demokratëve në 12 vite, herë me joshje, herë me presion, herë me largime nga puna, herë me heqjen edhe të ndihmës sociale, pra mjerimi i tyre arrin deri këtu. Nuk është, nuk mendoj që është e vështirë sot të flasim me demokratët, të diskutojmë dhe të bëjmë një analizë mes vetit, se dhe është shumë herë më e vështirë ajo që ne kaluam në zgjedhje, ato që strukturat kaluan, sepse kush nuk është marrë me zgjedhje, kush nuk ka qenë asnjë ditë në një kuti votimi, kush nuk ka qenë në terren, nuk e kupton gjithë mundin, sakrificën e demokratëve, lodhjen e demokratëve, kushtet në të cilat demokratët kanë punuar.

 Dhe nuk mund të jenë më të zhgënjyerit ata që nuk kanë bërë asnjë gjë, sesa ata që në 12 vite kanë qëndruar, kanë punuar, kanë luftuar, kanë bërë opozitën e vërtetë pa u shitur dhe pa asnjë lloj përfitimi. Është e vështirë sot të bisedosh me demokratët. Unë vetë kam takime të shpeshta me strukturat, është e vështirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco