Projektligji per konfliktin e interesit, Blushi debat me rilindasit: A ka fuqi parapavepruse… për Olta xhaçkën

Projektligji per konfliktin e interesit, Blushi debat me rilindasit: A ka fuqi parapavepruse… për Olta xhaçkën

13:26, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka debatuar ashpër gjatë ditës së sotme me deputetët e mazhorancës gjatë një diskutimi në komisonin e Ligjeve të projektit për konfliktin e interesit.

Blushi: Pse lindi nevoja e këtij ligji të ri? Neni 37 flet për ndalimin për të përfituar nga prona publike, por a ka ky ligj fuqi prapavepruese nëse i referohemi faktit se Olta Xhacka (i afërmi i saj) u shpall investitor strategjik, pati një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ju që ju qan shpirti për Kushtetutën as nuk i hoqët mandatin.

Ju me këtë ligj po amnistoni gjithë deputetët e PS dhe ministrat që grabitesit më të mëdhenj të pronave publike se me këtë ligj kush grabit një tokë shtetërore dënohet me gjobë 2 milion lekë dhe jo me burg, ç'ka nuk përbën asnjë shqetësim për deputetët e PS dhe ministrat që për nga pasuria e paligjshme janë sot në nivel oligarku

Si do e ndalni konfliktin e interesit kur të gjithë të afërmit e deputetëve të PS janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave publike, duke nisur nga Xhemal Qafalia që e keni emëruar tani zv.ministër të brendshëm, te vëllai i kryetarit të bashkise Tepelenë, Sako, të Rapik Suli, Emirjana Sako e deri te ish deputeti Sadri Abazi.

Ju në ligj flisni për masat që eprorët duhet të marrn ndaj vartësve që kapen në konflikt interesi apo perfitojnë dhurata. Po me Belinda Ballukun, që ka perfituar me një të rënë të lapsit 50 milionë euro bakshish çfarë parashikon ky ligj? Pra ju toleroni titullarët hajdutë dhe kërkoni të ndëshkoni veç vartësit e tyre. Ky ligj nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të amnistuar hajduteritë tuaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco