Parti Socialiste nuk do të propozojnë kandidatin për Avokatin e Popullit.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot paradite për median se do të shqyrtohen kërkesat që vijnë nga PD-ja.
“PS nuk do propozojë asnjë kandidat për Avokat të Popullit. Do shqyrtojmë kandidaturat qe do vijnë nga opozita. Me pas do vendosim se cilen kandidature do mbështesim.”, tha ai.
Deklarata e Balles erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
© SYRI.net