Riçarja e argjinaturës së Vainit, Gjin Gjoni: Neglizhencë dhe mosveprim, prokuroria të nisë hetimet

19:25, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë përsëri pranë zonës së Tales, duke rrezikuar sërish përmbytje në disa zona.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, pas takimeve me banorët, tha se kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.

Ai akuzoi autoritetet për bllokimin e kanalit natyror që lidh lagunën me detin, duke shkaktuar dëme për qindra banorë në Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh. Gjoni i kërkoi Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht dhe të vërë përgjegjësit përpara drejtësisë për këtë katastrofë të shkaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco