‘Rama përdor GJK për të mbrojtur Ballukun’/ Gjokutaj: Zëvendëskryeministrja po bën karshillëk banal!

15:33, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë për edicionin  lajmeve të mesditës në Syri Tv është ndalur te zhvillimet më të fundit politike dhe gjyqësore në vend, mbi të gjitha te çështja “Partizani”, ku është nën hetim ish-kryeministri Sali Berisha, dhe veçanërisht te vendimi i GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Duke folur për çështjen “Partizani”, Gjokutaj konfirmoi se ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila kërkon praninë e tij në ditët e hëna të parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ai sqaroi se procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën fillestare, ku palët do të bëjnë parashtrimet hyrëse dhe do të kërkojnë provat përkatëse, ndonëse kjo kjo është një çështje pa fakt penal, por mbrojtja do të marrë pjesë në proces për të vërtetuar pafajësinë.

Gjokutaj u ndal edhe te vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut dhe lëvizja e paprecedentë e kryeministrit Edi Rama për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Gjokutaj e cilësoi këtë një “veprim antiligjor” dhe një tentativë për të futur Gjykatën Kushtetuese, në një “qerthull” politik.

Sipas avokatit, lënda me të cilën kryeministri i drejtohet Kushtetueses është “nul” dhe ka shumë gjasa që kjo gjykatë të mos e marrë fare në shqyrtim. Ai theksoi se ky është një anashkalim i rrugës normale ligjore, që do të ishte ankimimi në Apelin e GJKKO-së, dhe se qëllimi është të krijohet një propagandë politike dhe të anashkalohet një proces që kërkon kohë.

Avokati ishte kritik edhe ndaj sjelljes së vetë zv.kryeministres pas marrjes së statusit të të pandehurës. Ai argumentoi se Balluku, në vend që të jepte dorëheqjen si një akt moral, intensifikoi aktivitetin e saj publik, duke treguar një “karshillëk banal”. Kjo sjellje, sipas Gjokutajt, ka shtyrë prokurorët të kërkojnë masën e pezullimit, për të parandaluar kryerjen e veprave të tjera penale dhe për të ndërprerë pasojat e veprës penale në hetim.

Sipas Gjokutajt, veprimet e kryeministrit Rama nuk kanë për qëllim mbrojtjen e pavarësisë së ekzekutivit, por mbrojtjen e interesave “pastërtisht personale dhe materiale”. Ai pretendon se kthimi i Ballukut në zyrë do të mundësonte vazhdimin e tenderimeve dhe veprimtarive të dyshimta, por kësaj radhe duke krijuar një qeveri “refraktare ndaj ligjit”. “E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin qeveritar,” deklaroi Gjokutaj, duke shtuar se as kryeministri dhe as zv.kryeministrja nuk kanë folur kurrë për substancën e akuzave që lidhen me dosjen hetimore.

Në përfundim, avokati e përshkroi situatën si një propagandë dhe një shfaqje që synon të minojë besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, veçanërisht SPAK, një institucion që vetë qeveria pretendon se e ka krijuar për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.

Atëherë, siç edhe është bërë e ditur nëpërmjet medias sot, ne u paraqitëm në SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila ka vendosur masën e detyrim paraqitje për zotin Berisha. Edhe sipas atij vendimi zoti Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Që do të thotë që kjo është e hëna e parë dhe një e hënë tjetër. Në fakt, faza në të cilën ndodhet çështja e, që tashmë që ka marrë emrin çështja e klubit Partizani, ne kemi, është, ëh, është filluar gjykimi i themelit. Pra ne kemi bërë kërkesat paraprake dhe tashti jemi në fazën, seancën e ardhshme për të bërë parashtrimin hyrës dhe kërkesat për prova të palëve.

Është një fazë proceduriale në të cilën palët, prokuroria përkatësisht prokuroria dhe mbrojtja, bëjnë parashtrimet e tyre, shpjegojnë, shpjegojnë se çfarë duan të provojnë në këtë proces, pra mbrojnë atë fabulën e tyre, dhe në funksion të qëndrimit të tyre, kërkojnë nga gjykata edhe provat që duhet të administrohen gjatë gjykimit në funksion të mbrojtjes së akuzës apo në funksion të mbrojtjes tonë siç e kemi thënë. Sigurisht një pjesë e provave janë prova të cilat, prova të cilat janë marrë gjatë hetimit paraprak dhe ne nuk kemi asnjë problem me to. Ato të paraqiten. Ne kemi thënë që ky është një gjykim që nuk ka fakt penal.

Megjithatë ne do të, ne do të bëjmë kërkesa të tilla që gjykimi të jetë shterues, i gjithanshëm, objektiv për të mos lënë asnjë gjë mangët, me të gjithë synimin që gjykata të bindet që kjo çështje është një çështje e cila nuk ka lidhje as me prova, as me ligjin. Është një provë e filluar në kushte, ju e dini, në shkelje të ligjit dhe të histerisë politike të Edi Ramës. Dhe gjithsesi ne jemi përgatitur që të përballemi me këtë, me këtë gjykim. Kjo është faza në të cilën ndodhemi. Sigurisht që është voluminoze, do të marrë kohë, por kjo do të varet dhe nga ecuria e gjykimit.

Kërkesa e kryeministrit është një tentativë për të futur në këtë qerthull Gjykatën Kushtetuese dhe ky është një veprim, ky është një veprim antiligjor, ndonëse parashikohet kompetenca e kryeministrit për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, por sigurisht në 134, pika c ose b, po pika c me sa mbaj mend që legjitimon kryeministri, ia lejon një gjë të tillë, por lënda me të cilën kryeministri e shfrytëzon këtë kompetencë që i ka dhënë ligji është nul. Pra Gjykata Kushtetuese nuk ka lëndë gjykimi në atë çështje, dhe unë mendoj që Gjykata Kushtetuese nuk do ta kalojë për shqyrtim këtë çështje.

Pra, sepse kjo nuk, nuk përbën nga ato pika për të cilat Gjykata Kushtetuese legjitimohet që të, që që ta gjykojë. Dhe për të shkuar një çikë më herët në kohë. Po. Është hapur një debat shumë i madh, edhe sigurisht që opinioni, e prisja që opinioni për shkak të përkatësive politike, ishte i ndarë në lidhje me ligjshmërinë apo jo të veprimit të gjykatës kundër krimit të korrupsionit, krimit dhe organizuar dhe korrupsionit. Por, tashmë ka filluar një propagandë e fuqishme nga ana e kryeministrit, në favor të kërkesës që ai ka bërë. Këtu kemi dy momente, kemi momentin paraprak, përpara se kryeministri të firmoste këtë kërkesë. Ju e dini që gjykata e ka dhënë vendimin në mungesë të saj, të zonjës Belinda Balluku dhe pastaj në krye të tre ditëve gjykata bëri verifikimin e ekzekutimit të masave. Gjatë kësaj kohe përpara gjykimit, zonja Balluku ishte marrë e pandehur.

Por nuk ishin marrë masa shtrënguese apo ndaluese. Dhe duke qenë e pandehur, zonja Balluku e agravoi vetë situatën, duke u shfaqur me një aktivitet të dendur, ë, ëh, në funksion të detyrës së saj, me promovime drejtorësh, me udhëheqje, grupesh të emergjencës. Pra, si asnjëherë tjetër në ngarkesë të plotë. Çka tregon jo vetëm një karshillëk banal, por nga pikëpamja juridiko-administrative dhe nga pikëpamja e funksionit të saj, mbas marrjes të pandehur, në vend që të jepte dorëheqjen që është akti më minimal, moral, sepse dorëheqja është akt vullnetarnuk ka ligj që të detyron të japësh dorëheqjen, ajo vazhdoi duke aktivitetin akoma më të dendur.

Çka, mendoj, i ka shtyrë prokurorët që të mendojnë se në për shkak të këtij aktiviteti, kjo e pandehur, për dy episode, mund të kryejë vepra të tjera penale. Dhe një nga qëllimet e një procedimi penal të çfarëdo lloji, e jo më në këto nivele të zëvendëskryeministres dhe ministres së infrastrukturës dhe energjisë, pra, qëllimi i një procedimi penal është ndërprerja e pasojës që ka ardhur në momentin e konstatimit të saj. Pra nëse një proces penal nuk e ndërpret pasojën aty ku e ka konstatuar, ai proces është nul dhe ky është një nga qëllimet e procedimit penal. Dhe pastaj, mbasi, mbasi SPAK-u besoj ka parë këtë qëndrimin e zonjës Balluku ndaj akuzave, një qëndrim shpërfillës po të marrësh detyrimet që ajo kishte për të, për të hapur rrugë hetimit, dakord, në vend të saj zgjodhi aktivitetin e, dhe punën në ngarkesë të plotë, prokurorët duket kanë çmuar, sepse kjo është një procedurë e thotë ligji, që kur ka nevojë që për masë sigurimi apo masë ndalimi, prokurori çmon njëra nga ato ose të dyja bashkë dhe ja kërkon gjykatës.

Dhe kur dhe me këto masa, atëherë përsëri personi shikon që këto masa nuk janë proporcionale dhe nuk ja kanë arritur qëllimit për të cilin ato janë marrë, atëherë lind nevoja e zëvendësimit, e rëndimit të nevojave të sigurimit dhe zëvendësimit të masës. Tashti këtu, këtu ka ndërhyrë kryeministri. Deri mbas këtyre dy vendimeve, këtij vendimi të Gjykatës së GJKKO-së, kryeministri duke mos pasur dorëheqjen e zëvendëskryeministres, por edhe duke mos vepruar në momentin që duhet të vepronte për shkarkimin e zonjës Balluku, bën një veprim, për mua nga pikëpamja shtetërore shumë të rëndë. Pra, zëvendësen e tij të pandehur me dy akuza, ë, për zëvendësen e tij kërkon në Gjykatën Kushtetuese që vendimi i GJKKO-së të deklarohet antikushtetues.

Pra, kjo është një mbrojtje dhe po ta shikoni Arnold, Po. as zëvendëskryeministrja dhe as kryeministri nuk kanë thënë qoftë dhe një fjalë të vetme mbi fabulën me të cilin janë ndërtuar këto akuza për zonjën Balluku, gjë të cilën e kanë bërë rëndom të gjithë zyrtarët e lartë funksionarët e lartë qoftë politikë, qoftë shtetërorë, të cilët janë munduar që jo vetëm në sallën e gjyqit apo në zyrën e prokurorit të shpjegojnë faktet dhe rrethanat të cilat e largojnë apo e afrojnë me veprën penale, por kanë dalë edhe në kontakt me mediat, për aq sa kanë mundur, për të shpjeguar opinionit publik, pasi këta janë persona specifikë, ë, janë zyrtarë të lartë, për të shpjeguar opinionin publik që kjo çështje nuk ekziston. Dhe pse nuk e bëjnë këtë punë? As zoti Rama, as zonja Balluku nuk i kanë hyrë fare kësaj pune sepse tunelin e Llogarasë e kanë marrë vesh edhe punëtorët që kanë punuar në Llogara. Jo këta që kanë bërë gjithë atë abuzim.

Pavarësia e ekzekutivit nuk shkelet sepse këtu nuk po flitet për t'u vepruar ndaj gjithë kabinetit qeveritar. Dhe nuk ka vakum siç thotë kryeministri, që pengohet qeveria, pengohen projektet për t'u anëtarësuar në Evropë. Po si mund të anëtarësohesh në Evropë ti me një zëvendëskryeministre me dy akuza e pandehur dhe janë të tjera në rresht, në radhë. Si mundet në këtë rast, kur gjykata vendos për marrjen si të pandehur dhe vendos një masë shtrënguese, një masë ndaluese, ti të bësh të gjitha përpjekjet edhe të fusësh edhe Gjykatën Kushtetuese në këtë lojë, siç unë e kam përcaktuar si ta kthesh në një poligon politik për interesa pastërtisht personale të kryeministrit dhe të zëvendëskryeministres dhe pastërtisht materiale të tyre.

 Pra kthimi i Belinda Ballukut në zyrë do të thotë që të vijojnë prapë tenderimet, të vijojnë prapë e njëjta veprimtari, por kësaj radhe jo më me frikën se mund të më dalë një gjykatë e një prokuror që ta hetojë edhe të marrë një masë, por kësaj radhe jo vetëm Belinda, por i gjithë kabineti ë, krijon një një mbështjellë mbrojtëse, refraktare ndaj ligjit dhe vazhdojnë pastaj të paprekur. Kjo është e paprecedent. Ju po të shikoni dje kryeministri ka dalë e i është referuar komisionit të Venecias, Po. ëh, drejtuar, po dhe thotë që dhe vë në, dhe vë në emër të komisionit të Venecias vë fjalë, ëh, dhe këshilla të cilat nuk gjenden gjëkundi atje. Dhe kjo është një tjetër, një falsifikim dhe një, dhe një mashtrim publik që i bëhet, qoftë elektoratit, por opinionit të gjerë publik, sepse nuk është vetëm elektorati socialist ai që ndjek çështjen.

Dhe është pyetur edhe nga gazetarë për të dhënë referencat sepse sigurisht çdo pretendim, çdo pretendim që ti ke dhe çdo referencë që ti jep në lidhje me institucionet siç është komisioni i Venecias që është një nga më seriozet në lidhje me rekomandimet që bëjnë kur gjykatat shqiptare kërkojnë ndihmë apo institucionet për shkak të moskuptimit, mosinterpretimit apo boshllëkut që mund të ketë ligji, dhe ajo që, ajo që është qershia mbi tortë, është fakti që këto të ashtuquajtura rekomandime të Venecias që nuk ekzistojnë në asnjë faqe të tyre, ë, ky nuk i ka shkruar në kërkesën që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Sepse në fund të fundit zoti Rama e filloi me propagandë dhe do ta mbajë me propagandë.

Këto pretendime të Komisionit të Venecias dhe jurisprudencës së Strasburgut, që është krejt e kundërta e asaj që thotë zoti Rama, që ka raste, ka raste të pezullimit të zyrtarëve dhe ministrave nga gjykata, por atje e sheh vështirë të gjesh në një numër të madh praktikash sepse siç e dimë në perëndim në momentin që i thërret prokurori, s'ka ministre të rrinë në detyrë, po japin menjëherë dorëheqjen. Ndërsa këtu nuk u dha dorëheqja dhe përdoret gjykata. Siç jemi neve sui generis.

Gjykata Kushtetuese, në këtë formë, nëpërmjet kryeministrit, nuk e pengon ankimimin normal të çështjes në Apel, në Gjykatë të Lartë dhe pastaj në Kushtetuese. Prandaj themi ne që është shmangur rruga për momentin. Por ajo që, ajo që duhet kuptuar në këtë rast është që rruga që parashikon Kodi i Procedurës Penale dhe që duhet të ndiqte zonja Balluku, është një rrugë e cila kërkon kohë. Kërkon shumë kohë, ndërkohë që zoti Rama bashkë me Ballukun nuk duan të kenë mungesa të tilla në ekip. Pra duan të krijojnë një kompakësi të rreme dhe duan të krijojnë në opinion faktin e kthimit të zonjës Balluku që këtu nuk ka asgjë.

Nëse do të shkatërrosh një sistem drejtësie dhe nëse do që ky sistem i drejtësisë të jetë i pabesueshëm ndaj, ndaj opinionit, është e vetmja rrugë që ka ndjekur zoti Rama. Dhe sa për dijeni, ju e shikoni që zoti Rama është në një hall të madh, sepse nëpër asambletë e Partisë Socialiste, ë, bile ka pretenduar që nuk e kanë bërë amerikanët SPAK-un, e ka bërë Partia Socialiste, dhe e ka bërë posaçërisht për të luftuar korrupsionin dhe posaçërisht për të luftuar zyrtarët e lartë. Sot thotë që ky SPAK që unë e bëra për këtë punë, nuk ka të drejtë të kryejë pikërisht këtë punë që ka bërë. Është një estradë e tërë, një estradë që e shikon edhe e vuan një popull i tërë, dhe e gjithë kjo bëhet për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin qeveritar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco