Ballukun nuk e lëshoj, Rama i frikësuar: Nuk po i bëj presion Kushtetueses, po mbroj veten...

Ballukun nuk e lëshoj, Rama i frikësuar: Nuk po i bëj presion Kushtetueses, po mbroj veten...

15:19, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të opozitës, se ai po i bën presion Gjykatës Kushtetuese, lidhur me padinë për të rrëzuar pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pas shpjegimeve të detajuara nga Berisha të të vërtetave dhe mashtrimeve të Ramës dhe denoncimit të përpjekjeve të tij për të bërë presion dh ndikuar në vendimmarrjen e GJK, Rama në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale është munduar që të mohojë presionin ndërkohë që këmbëngul se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të pranojë vendimin për pezullimin e Ballukut. Pra vijon ti bëjë presion GJK.

Rama tha se ai nuk po i bën presion Kushtetuese, por se është për parimin e mos cenimit të balancës mes pushteteve.

“E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër jo si Edi Rama. Për parimin e mos cënimit të balancës mes pushteteve. Kjo është betejë institucionale gjyqësore, atë që nga Komisioni i Venecias quhet shkelje e kufijve ndarëse të pushteteve”. “Unë jam palë, nuk i bëj presion askujt”, u shpreh Rama duke barazuar veten me Belindën e cila në dukje është më e qetë se Rama. Edhe pse akuzat për të janë shumë të rënda. Ajo siç duket, duhet të ketë ndonjë argument bindës për drejtësinë që e frikëson shumë Edi Ramën.

Sipas kreut të qeverisë, “pezullimi do krijonte precedent të rrezikshëm, real dhe kërcënues”. “Të pezullosh një ministër, do thotë ta asgjësosh pa afat”. “Nëse ministri pezullohet, zv.ministri nuk e ushtron dot autoritetin ekzekutiv që kushtetuta ia jep vetëm ministrit”. Ky është halli i madh i Ramës. Që ngjan si qesharak, por që fsheh pas kuintave një hall të madh të tijin personal. Ai nuk po mbron Ballukun, po mbron veten. Dhe mesazhi i gjatë sërish kërcënues për GJK është vijim i një strategjie të tillë.

Por nuk harron që me mesazhet e tij, me deklaratat e tij dhe me propagandën të cilën e ka profesion të mundohet të largojë vëmendjen nga të vërtetat për të cilat foli edhe lideri i opozitës kur premtoi edhe një denoncim për Edi Ramën.

“As nuk dua t’i hyj fare dokrrave dhe teorive konspirative për betejën ligjore. Këtu nuk është fjala për Belinda Ballukun, por mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve”, tha Rama.

Në mesazhin e tij të gjatë përveç frikës u vu re edhe shtimi i dozës së presionit ndaj drejtësisë për hetimin ndaj Ballukut. Sjellje që për një kryeministër në një vend normal do të kishte marrë përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia. Por që në demokracinë e bandave më të cilat ai qeveris nuk është shumë e lehtë të sanksionohet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco