Berisha: Tani ne e mbrojtëm votën dhe do shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë

Berisha: Tani ne e mbrojtëm votën dhe do shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë

14:11, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sali Berisha theksoi se PD-ja nuk do të tërhiqet nga foltorja dhe aktiviteti politik, duke e cilësuar këtë si betejën përfundimtare për mbrojtjen e votës dhe të drejtave demokratike.

Lideri i opozitës nënvizoi se foltorja funksionon si tribunë për qytetarët dhe parlamentarët kundër qeverisë aktuale, dhe se çdo veprim është i motivuar nga kërkesa që qytetarët të votojnë lirshëm.

Berisha shtoi se ky aktivitet vjen pas denoncimeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet dhe synon përmbushjen e misionit të PD-së për rikthimin e integritetit të procesit demokratik.

Pjesë nga deklarata:

Mendoj se edhe njëherë kjo është beteja përfundimtare dhe ne nga kjo betejë nuk shqitemi.
Ta dish këtë.
Ta dijë çdo demokrat.
Jo, ne nuk tërhiqemi.
Ne e kemi filluar atë.
Mund ta fillonim në mënyra të ndryshme. Por kemi gjykuar se kjo është një mënyrë, një foltore.
Absolutisht po funksionon, do funksionojë, po është në detyrimin tonë të padiskutueshëm të shqyrtojmë të gjitha format të ndajmë Shqipërinë nga kjo e keqe.
Nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm që qytetarët shqiptarë të votojnë me votën e tyre të lirë.
Kjo është kërkesa jonë.
Tani është prova jonë. 
Kjo është prova jonë.
Ne kemi bërë të gjitha të tjerat, kjo është prova jonë.
Nuk mendoj se me foltore do e rrëzojmë Edi Ramën.
Kanë qëllimet e veta. Sigurisht unë nuk jam naiv.
Por foltorja është zëri i qytetarëve, i parlamentarëve kundër kësaj qeverie.
Është një tribunë.
Në diktaturat autoritare, që shtypin pluralizmin, pra që grabisin votën, ato me votë nuk ikin,
Unë e kam thënë.
Unë në vitin 2021 nuk kisha asnjë rol, asnjë funksion, por kam deklaruar të nesërmen e atij votimi që vota vdiq pa hyrë në kuti.
Por kjo u injorua në atë kohë.
Tani ne e mbrojtëm votën në kuptimin e asaj që ka një denoncim universal ndërkombëtar nga raporti i OSBE/ODIHR, nga rezolutat e partive simotra dhe të jeni të sigurt se ato bëjnë efektin e tyre, jo të menjëhershëm, por pa efekt ato nuk janë.
Dhe ne shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco