Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka strukturat dhe forumet e saj ku çdo anëtar, drejtues apo mbështetës mund të shprehë lirisht opinionet dhe kritikat e tij.
Kreu i PD theksoi se ka pritur dhe pranon çdo takim me anëtarët e PD-së, duke nënvizuar se mendimet duhet të diskutohen brenda forumeve të partisë, pa penguar shprehjen publike në media.
Berisha e cilësoi këtë si praktikë normale për çdo forcë politike në Shqipëri dhe në botë.
Deklarata e plotë:
Së pari unë kam pritur dhe pres çdo ditë anëtarë, mbështetës dhe drejtues të PD, cilido që kërkon takim, ose persona që i thërras për arsye pune.
Së dyti kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike, në të cilat çdo anëtar, drejtues, mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim.
Natyrisht duke thënë këtë nuk kam ndërmend ti them asnjë njeriu që ato mendime të mos i shprehë publikisht edhe në mediat e qeverisë, apo ku të duash.
Por normale në një parti, kudo është, që mendimet, propozimet, opinionet, kritikat të shprehen brenda forumeve të partisë.
A kam pritur, po. Kanë ardhur prej tyre, kanë ardhë vetë. Nuk kam thirrur asnjërin prej tyre, normal. Se një kafe, një kafe. Por kanë ardhur dhe kanë biseduar.
E kam thënë dhe e them, ato janë personalitete të çmuara të PD-së. Natyrisht PD si çdo forcë tjetër politike në Shqipëri, Europë, botë, ka aktivitetet e saj brenda forumeve të saj.
© SYRI.net