Berisha deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë ndërhyrje në ligjet e reformës në drejtësi.
Lideri i opozitë theksoi se PD ka shprehur qartë qëndrimet e saj, ndërsa qeveria ka përgatitur ndryshime në Kodin Penal që eliminojnë përgjegjësinë për shpërdorim detyre, duke mbrojtur “zinxhirin e hajdutëve”.
Berisha nënvizoi se opozita nuk ka asnjë përfshirje me propozimet e qeverisë për ligjet e drejtësisë, të cilat do të miratohen nga mazhoranca pasi disponon shumicën e votave.
Deklarata e plotë:
Ne nuk marrin pjesë në asnjë ndërhyrje në ligjet e reformës së drejtësisë.
Ne i kemi shprehur qëndrimet tona. Ata duan të hapin shtegun, se ju e dini se ata kanë përgatitur Kodin Penal nga i cili kanë hequr shpërdorimin e detyrës, për të shpëtuar zinxhirin e hajdutëve të tyre, nga Rama e poshtë.
Nuk kemi asgjë të përbashkët me propozimet e tyre për ligjet për drejtësinë. Ti bëjnë vetë ata, i kanë votat.
© SYRI.net