Pensionistët në Vlorë ankohen për çmimet e larta: Bonusi nuk mjafton për fundvitin

12:52, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur sot në Vlorë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët dhe kategoritë e tjera përfituese. Gjatë ditës, në sportelet e Postës Shqiptare janë krijuar radhë të gjata qytetarësh, të cilët kanë shprehur mendime të ndryshme për ndihmën financiare.

Një pjesë e pensionistëve janë shprehur të pa kënaqur që bonusi vjen në prag të festave, por shumë të moshuar thonë se shuma mbetet e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

"2030 kur të rriten pensionet, jemi a s’jemi?” – shprehet një e moshuar nga Vlora. “Marrim bonus, por çmimet na mbytin. Jemi mësuar me të kursyer.”

Një tjetër pensionist tha se pas 45 vitesh punë, pensioni mbetet i ulët dhe ndihma nuk mbulon shpenzimet .

“Na dha bonusin, por na rriti koston e jetesës. Do marrim borxhe për Natën e Vitit të Ri.

Sipas njoftimit zyrtar, këtë vit është trefishuar fondi i shpërblimit të fundvitit. 

Bonusi është mbi 5 mijë lekë për çdo përfitues, ndërsa 15 mijë lekë u jepen pensionistëve që marrin deri në 20 mijë lekë pension dhe 10 mijë lekë atyre që e kalojnë këtë shumë.

Megjithatë, pensionistët theksojnë se çmimet e larta të ushqimeve, ilaçeve dhe shërbimeve e bëjnë të vështirë përballimin e shpenzimeve të fundvitit, duke kërkuar rritje reale të pensioneve dhe jo vetëm ndihma të përkohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco