Mbrojtja e fortë që Kryeministri Edi Rama i ka bërë zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK, ka ngjallur debate të shumta politike.
Referuar gjithë diskursit publik, ky qëndrim nuk buron thjesht nga besnikëria, por nga një lojë komplekse politike, ku frika nga fuqia e vetë ministres dhe kalkulimet për të ardhmen, luajnë një rol qendror.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Atird Hoxha, këshllitar i PD në Këshillin Bashkiak të Vlorës, argumenton se Rama është vënë në mbrojtje të Ballukut prej kohësh, duke e cilësuar atë si një “ortak” në afera të dyshuara korruptive.
Sipas tij, Balluku duhej të ishte shkarkuar ose të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas marrjes si e pandehur, pasi qëndrimi i saj në krye të dikastereve kyçe dhe si numri dy i qeverisë komprometon drejtpërdrejt hetimin. Aferat e dokumentuara nga akuza, si ajo për tunelin e Llogarasë dhe një prej loteve të Unazës së Madhe, shihen si prova të një bashkëpunimi që e bën të pamundur distancimin e kryeministrit.
Çështja “Balluku” ka tejkaluar dimensionet e një hetimi të zakonshëm për korrupsion, duke u shndërruar në një përplasje të hapur mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë së re, teksa përfundimi i saj do të jetë një test vendimtar për pavarësinë e institucioneve dhe mund të përcaktojë fatin politik jo vetëm të një ministreje, por të gjithë kabinetit qeveritar.
Mendoj që Rama është vënë në mbrojtje të, të zonjës Balluku që prej një muaji tashmë, sepse ashtu siç edhe ju anoncuat në kronikën tuaj do të duhej që minimalisht pas marrjes së pandehur, zyrtarisht nga organi i akuzës, do të duhej që minimalisht zonja Balluku të jepte dorëheqjen dhe në qoftë se kjo nuk do të ndodhte siç nuk ka ndodhur, atëherë do të ishte kryeministri ai që do të duhet të ndërmerrte veprimin e shkarkimit të saj nga detyra për t'i hapur rrugë hetimit të saj si një njeri i cili nuk gëzon më pozicionin e ministrit dhe të zëvendëskryeministrit. Nuk mundet kurrsesi që hetimet të jenë, po themi, të paanshme në momentin që zonja mban pozicionin e numrit dy të qeverisë dhe aq më tepër të organit i cili është tashmë nën hetim nga prokuroria, siç është ai i Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.Në opinionin tim personal absolutisht Rama është ortak e zonjës Balluku dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend ta lëshojë atë. Nga ajo deklaratë që ai dje bëri nga ai podkasti i famshëm, më bëri përshtypje shprehja që Gjykata Kushtetuese duhet të japë një drejtim. Pra ky tashmë jep direktiva dhe se kur dhe si duhet të veprojnë edhe gjykata dhe organi më i lartë ëh, i drejtësisë në Shqipëri që është Gjykata Kushtetuese.
Nuk ka vonuar që të paraqesë menjëherë kërkesën e tij pas atyre shtatë orëve ngujim në ambientet e kryeministrisë së bashku me zonjën Balluku dhe me ithtarin e drejtësisë Ulsi Manja. Mendoj është në një veprim për t'u përballur tashmë me drejtësinë dhe për të rënë edhe njëherë ajo petku i famshëm i, drejtësia ka punën e saj, ne kemi punën tonë. Partia Socialiste nuk bëhet mburojë për njeri. Kur ndërkohë ky në vetë të parë, kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri i vendit, është bërë mburojë për zëvendësen e tij për dy afera tashmë të dokumentuara nga organi i akuzës, siç është tuneli i Llogarasë dhe një nga lotet, se ai loti i katërt thonë i unazës së madhe, po një nga lotet e unazës së madhe i cili edhe ai është i dokumentuar ëh deri tani që zonja Balluku minimalisht ka, ka kryer veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, e cila në mendimin tim modest edhe si jurist, do të duhet të pasohet edhe me një veprim tjetër, po ndofta prokuroria është duke kryer veprime procedurale, dhe me një akuzë tjetër që është ajo e pastrimit të parave sepse shkelja e barazisë së tenderave absolutisht ka shoqëruar përfitime për firmën apo për punonjës të tjerë apo drejtues të tjerë apo vartës të zonjës Balluku, apo të asaj drejtpërdrejtë apo të zotit Rama.
Dhe në këtë, në këtë kontekst edhe, edhe, edhe ligji e ka të përcaktuar që në momentin që ëh pra shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni vijnë edhe për persona të tretë, jo vetëm për veten e saj drejtpërdrejtë. Nëse me sa duket edhe situata se si është ndërtuar, zoti Rama nuk po e lëshon zonjën Balluku, kanë qenë të dy bashkë në Ankara për të paracaktuar fituesin e tunelit të Llogarasë. Në bisedat që zhvillohen dhe që tashmë janë bërë dhe publike, besoj që janë një pjesë e vogël e dosjes hetimore të cilën prokuroria ka përgatitur për zonjën Balluku. Mendoj që do të ketë akoma xhevahire brenda kësaj dosje sepse janë vite të tëra të cilat mendoj që do të duhet të, të bëhen publike për të kuptuar njerëzit se në çfarë derexheje kanë qenë shqiptarët sepse këto përgjime dhe këto situata nuk fliten përpara gjashtë muajsh apo para një viti Flavio, por fliten për përpara katër vitesh, pesë vitesh. Pra këta kanë disa vite që vazhdojnë të ushtrojnë këtë lloj, këtë lloj mekanizmi për të grabitur shqiptarët dhe për t'u hedhur hi syve ëh sa i përket ë ndershmërisë së tyre. Zonja Balluku tashmë si numri dy, unë mendoj që nuk ka më se çfarë të mbrohet dhe Rama është në një tentativë të dëshpëruar por që natyrisht në pozicionin e kryeministrit dhe të një personi politik i cili mund ta bëjë këtë, këtë veprim po tenton që të intimidojë Gjykatën Kushtetuese për të marrë një, për të marrë një vendim pozitiv ndaj ankesës që ai ka bërë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.
Nuk ka arsye pse opozita të ngatërrohet me këmbët e veta. Opozita ka bërë detyrën dhe unë mendoj që edhe indicjet kryesore madje kanë qenë të Partisë Demokratike sa i përket këtyre abuzimeve, pavarësisht veprimeve hetimore pastaj që kryen prokuroria që është absolutisht detyra e tyre për ta hetuar deri në fund dhe për të nxjerrë përgjegjësit kryesorë të të gjitha aferave të cilat opozita... Po deri tani opozita çdo, çdo aferë që ka denoncuar realisht nëpërmjet edhe prokurorisë po edhe gjykatave po vërtetohen të tilla. Pra unë nuk mendoj që opozita është duke u ngatërruar me këmbët e veta, po bën detyrën e saj. Natyrisht në një situatë aspak ëh, aspak të lehtë edhe për opozitën pas shumë vitesh opozitë dhe ëh, pas një farse elektorale asaj të vitit të, të 11 majit të vitit që po lëmë pas. Dhe mendoj që në të gjitha veprimet e saj opozita është në të drejtën e saj për të bërë, për të bërë artikulimet dhe qëndrimet e saj sa i përket ëh, metodologjive të përdorura deri tani. Zoti Korreshi për zonjën Balluku mund të flasë edhe më, më qartë sa i përket ëh përballjes së tyre në, në qarkun e Fierit sepse i gjithë enturazhi ashtu ekonomik, mafioz ekonomik e të tjera e të tjera kanë qenë të instaluara aty për të bërë të mundur grabitjen e të gjitha mandateve. Ashtu dhe në Vlorë, këta që kanë qenë në Vlorë të deleguar. Por po flasim këtu për zonjën Balluku.
Dhe për të bërë edhe një saktësim, edhe unë jam i mendimit që ëh, në rrjedhën logjike të veprimeve të SPAK-ut, në qoftë se po marrim rastin gjithmonë, në qoftë se Gjykata Kushtetuese do t'i japë të drejtë kërkesës së qeverisë për zonjën Balluku, jam absolutisht i bindur që në, në, në, në rrjedhën logjike të veprimeve të SPAK-ut, kërkesa e menjëhershme do të jetë në komisionin e mandateve për, për ndryshimin e masës së sigurimit dhe ashpërsimin e të saj, minimalisht në arrest në shtëpi, i cili patjetër që kërkon miratimin edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, maksimalisht në arrest në burg. Këtu pastaj Rama nuk do ketë më perde për të, për të pasur përpara sepse në qoftë se nuk do t'ia heqë mandatin atëherë do të dalë haptas në mbrojtje të zonjës Balluku dhe këtu pastaj do të bie edhe ajo po themi pavarësia e pushteteve që kërkon Rama sepse në qoftë se prokuroria për të gjithë ata që ka bërë deri tani kërkesë është votuar heqja e mandatit, për zonjën Balluku në qoftë se do të verifikohet gjithmonë, flasim gjithmonë në qoftë se, ëh do të jetë Rama në mbrojtje të hapur të saj me imunitetin që ajo ka si deputete sepse si ministre dhe zëvendëskryeministre duhet saktësuar dhe duhet qartësuar edhe për opinionin publik, nuk ka imunitet.
Pra deri tani prandaj dhe prokuroria për të gjitha veprimet që ka bërë dhe komunikimin e akuzës dhe këtyre dy masave të cilat nuk nevojitet miratim ëh sipas edhe precedencës nga Kuvendi i Shqipërisë, ka vendosur që t'i ndalojë daljen jashtë shtetit sepse kemi precedencën e mëparshme të zotit, të zotit Ahmetaj i cili u arratisur. Dhe natyrisht të pezullimit të, nga detyra sepse ëh, në hetim ose në, në, në veprime procedurale që do të duhet të vazhdojë të kryejë prokuroria, mund të jenë vartës të drejtpërdrejtë të zonjës Balluku, por natyrisht duke qenë zëvendëskryeministre, numri dy i qeverisë, ushtron presion ndaj personave të cilët mundet edhe të jenë ëh, në procedurë për të bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë për të, për t'i ardhur në ndihmë hetimit. Në të njëjtën kohë është e pavërtetë edhe citimi që zoti Rama bëri dje, që është e padëgjuar në Evropë tha po në informacionin tonë dhe në botë.
Ne kemi raste të përsëritura në Bashkimin Evropian, siç janë ato në Rumani, në Belgjikë, në Itali, në Francë, ku gjykatat kanë kërkuar dhe vendimet e tyre janë zbatuar nga qeveritë. Pra është një, është një e drejtë që ligjvënësi, parlamenti ja ka dhënë nëpërmjet kodit të penal dhe kodit të procedurës penale prokurorisë për të vepruar në këtë formë për të kërkuar pezullimin nga detyra të zonjës Balluku. Dhe unë nuk mendoj që Rama do të duhet të bëjë më shumë se kaq sepse ka bërë maksimumin për ta mbrojtur. I vetmi veprim që do t'i ngelet Ramës në qoftë se, thashë dhe njëherë, Gjykata Kushtetuese do t'i japë të drejtë kërkesës së tij, do të jetë për ta mbrojtur përfundimisht, definitivisht zonjën Balluku për ta mbrojtur në, në komisionin e mandateve ku jam i sigurt që në rrjedhën logjike të veprimeve të SPAK-ut, kërkesa për heqjen e imunitetit dhe zëvendësimin e masës me një masë tjetër më të rëndë, do të jetë e pashmangshme.
© SYRI.net