‘Dorëzimi’ i Ballukut të çon te Kryeministri’, Nuri: Herët a vonë, Rama do të japë shpjegime para drejtësisë

17:24, 30/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një peizazh politik të tensionuar në Shqipëri, përplasja midis ekzekutivit dhe sistemit të ri të drejtësisë ka arritur kulmin me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

I ftuar në edicionin e pasdites juristi, Franc Nuri zbulon një lojë të komplikuar pushteti, ku Kryeministri Edi Rama po përpiqet të mbrojë jo thjesht bashkëpunëtorët e tij, por vetë integritetin e pushtetit të tij personal.

Ndërkohë që qeveria ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar pezullimin e Ballukut, Nuri sugjeron se kjo lëvizje është një manovër taktike për të fituar kohë dhe për të ushtruar presion publik mbi gjyqësorin.

Sipas tij, drejtësia po luan me standarde të dyfishta, ku liderët e opozitës, si Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë përballur me masa ekstreme sigurie si arresti shtëpiak apo burgu për akuza që datojnë vite më parë, ndërsa zyrtarët e lartë të qeverisë aktuale trajtohen me 'doreza mëndafshi'.

Rasti i Ballukut, i cili përfshin vetëm një masë pezullimi dhe ndalim daljeje jashtë shtetit, konsiderohet nga Nuri si një nga masat më të buta të mundshme për nivelin e akuzave të ngritura nga SPAK. Kjo pabarazi në trajtim, për Nurin ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë reale të reformës në drejtësi dhe nëse ajo po përdoret si një mjet për të dobësuar opozitën ndërkohë që mbron elitat në pushtet.

Kryeministri Rama, në rolin e tij si 'avokat mbrojtës' i kabinetit, po përdor çdo hapësirë publike për të diktuar narrativën juridike, duke sugjeruar se ekzekutivi nuk mund të cenohet nga vendimet e gjykatave të zakonshme pa një proces të caktuar. Megjithatë, ironia qëndron në faktin se Rama ka autoritetin e plotë kushtetues për të zëvendësuar Ballukun në çdo moment, por zgjedh të mos e bëjë këtë.

Kjo kokëfortësi politike interpretohet si një shenjë frike; dorëzimi i Ballukut pa luftë do të nënkuptonte hapjen e portave për hetime që mund të çojnë drejtpërdrejt tek vetë Kryeministri. Situata ndërlikohet më tej nga ndryshimet e pritshme në kreun e institucioneve kyçe të drejtësisë, si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe nga nismat ligjore të propozuara nga mazhoranca për të rritur kontrollin e Ministrit të Drejtësisë mbi Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit.

Këto lëvizje sugjerojnë një tentativë për të ri-kapur sistemin e drejtësisë pikërisht në momentin kur ai po fillon të tregojë dhëmbët ndaj pushtetit ekzekutiv. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të rrëzojë kërkesën e qeverisë, siç parashikon Nuri, SPAK mund të detyrohet të ashpërsojë masat ndaj Ballukut, duke e çuar vendin drejt një krize të re politike dhe institucionale.

Atëherë është e vërtetë që shohim një vëmendje të shtuar në këtë moment tek institucionet e drejtësisë dhe sidomos tek Gjykata Kushtetuese, ë unë mund ta konsideroj si një presion që po ushtron ë ekzekutivi, qeveria, vetë Edi Rama me deklaratat e tij herë pas here, por ë dhe të shpeshta publike tashmë për çështjen Balluku, ku ai tenton në një farë mënyre të ë japë linjën, po themi ligjore dhe juridike që duhet të ndjekë apo arsyetimin juridik që duhet të ndjekë ë Gjykata Kushtetuese, sepse ka dalë tashmë si avokat po themi dhe jo në rolin e kryeministrit për çështjen Balluku dhe duke shpalosur ide dhe kazuse nga raste të tjera të pretenduara, por sipas burimeve mediatike nuk rezulton që të ketë asnjë rast të ngjashëm nga ato që citon kryeministri Rama, si kundër mund të thuhet se paska opinione të Venecias apo opinione të tjera të organeve konsultative europiane, ndërkohë që nuk citohet asnjë i tillë nga vetë kryeministri. Unë e konfirmoj që nuk ka asnjë opinion të tillë që pengon, që pengon pezullimin e një zyrtari të lartë, pezullimin e një ministri apo një zëvendëskryeministri, qoftë ai apo dhe një kryeministri nga një vendim i një gjykate i cilitdo shteti anëtar të Këshillit të Europës.

Kështu që unë po e kuptoj këtë siklet që e ka zoti Rama, i cili nuk mendoj se ka hallin e zotit e zonjës Balluku, por ai ka hallin e tij personal, sepse mbas zonjës Balluku, radha herët a vonë do t'i vijë atij. Është e pamundur që drejtësia të mos trokasë dhe të paktën ta thërrasë kryeministrin Rama në pyetje si person që mund të ketë dijeni. Është minimumi që mund të bëhet që një kryeministër të thirret dhe të ballafaqohet me disa pyetje që mund të jenë prokurorë të SPA-ut, të paktën me një mal me afera që ka përfshirë qeverinë e tij prej shumë vitesh, është e pashmangshme që ministra, ish-ministra, tashmë dhe të paktën dy zëvendës kryeministra, Vena Metaj në arrati prej disa vitesh dhe tashmë zonja Balluku, zëvendës kryeministra në detyrë e pezulluar tashmë me vendim gjykate, të jenë dhe të kenë kryer veprime të caktuara, ku dyshohen veprime të të kundraligjshme, pra aq sa vlen dhe prezumimi i pafajësisë, është e pamundur që këta të kenë ngrënë kumbulla dhe dardha, sipas shprehjes së vetë Ramës dhe kryeministri të mos ketë absolutisht dijeni të gjithë kësaj.

Prandaj do të duhet që herët a vonë vetë Rama t'i japë shpjegime para drejtësisë. Dhe unë mendoj që kjo e tremb Ramën në një farë mënyre dhe po mundohet t'i dalë të keqes përpara, duke vënë ato barrierat, ato barrierat e sigurisë, ato digat e sigurisë le të themi tek ai. Juve ju kujtohet fare mirë kur ishte rasti dhe radha e Erjon Veliajt për t'u dorëzuar te drejtësia përpara disa muajve, në fillim të 2025-ës me gjithë ato aktrime teatrale të Ramës, por aty u kuptua në një farë mënyre që u përmend shkarazi ajo telefonat, ëh, që të mos guxojë dikush që të sekuestrojë telefonat. Aty e kishte, mendoj unë, hallin e tij kryeministri Rama. Dhe tani me rastin e zonjës Balluku, që është duke hyrë në procese tashmë delikate me drejtësinë, është më e pakta që mund të themi, edhe Rama del dhe bën këto avokati publike, por edhe njëherë ta kuptojë publiku, nuk ka hallin aspak të zonjës Balluku mendoj unë, por ka hallin e tij, se nesër pasnesër mund t'i vijë shumë shpejt radha.

Në vlerësimin tim, ë reforma në drejtësi, që Rama kur i intereson, mburret me të dhe ë del dhe mban flamurin dhe pishtarin e atij që e ka kryer këtë reformë dhe është kaq ë, domethënë krenar për këtë reformë, kur i intereson, e nxjerr në pah këtë gjë. Po kur nuk i intereson, pastaj jep dhe këto sinjale, hedh dhe këto shashka ndaj sistemit të drejtësisë, sepse tenton gjithmonë të duket në publik sikur po i mbron të afërmit e tij, pra personalitetet politike që ka pasur në krah herë pas here krahët e tij të djathtë, edhe pse një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë rënë njëri pas tjetrit. Por, nga ana tjetër unë mendoj që drejtësia i ka të gjitha mekanizmat që të vepronte shumë më ashpër dhe nuk e ka bërë këtë gjë. Dhe pikërisht opozita e ka kërkuar prej vitesh. Prandaj dhe opozita dhe Partia Demokratike ka qenë kritike me SPAK-un apo me gjykatën e posaçme, sepse zbaton standarde të ndryshme. Godisnin shumë ashpër opozitën, liderat e saj, duke e nisur nga zoti Berisha dhe nga zoti Meta, ku zoti Meta është ende në në paraburgim dhe është i burgosur.

Për çfarë akuze, ëh? Për çfarë akuze? Për gjëra të para shumë viteve që nuk ka as prova evidente e tjerë e tjerë. Ndërkohë, ndërkohë s'kishte fare nevojë për ta mbajtur në paraburgim, apo zoti Berisha një vit në arrest shtëpie për çështje të para shumë viteve, pa lidhje me aktualitetin dhe ku nuk vërtetohet asgjë. Ndërkohë nga ana tjetër standardi është që kur kjo drejtësi e reformuar vepron dhe duhet ë të veprojë dhe të ngrejë një akuzë ndaj ministrave apo dhe zëvendës kryeministrave ë aktualë të kësaj mazhorance, vepron me një standard tepër të butë. Shikoni shoqërimin që u bë zoti Veliaj dhe krahasojeni me arrestimin e zotit Meta, si nata me ditën të dy procedurat. Kaq mjafton, pa lere procedurat e tjera që po ndodhin aktualisht. Për zonjën Balluku kemi një akuzë nga më të lehtat e mundshme, nga më të lehtat e mundshme.

Dhe pezullimi, po s'kishte fare pse të hyjmë në diskutime për pezullimin zoti Paruca, në qoftë se SPAK do të kishte zbatuar të njëjtin standard që ka zbatuar me liderat e opozitës. Mund të kishte kërkuar arrestin direkt SPAK-u. Çfarë do të thoshte Rama në këtë rast? Supozojmë se nuk është kërkuar ende, po do të kërkohet në të ardhmen nga SPAK-u, çfarë do të thotë kryeministri Rama? Nuk u lejoka arrestimi i një ministri apo një zëvendës kryeministri, qoftë dhe një kryeministri në detyrë, sepse po ndërhynte në ekzekutiv. Po nëse shkeljet janë të tilla që të kërkohet dhe arrestimi dhe do kërkohet ë dhe kontrolli i banesës, do kërkohet dhe sekuestrimi i telefonave për t'i ballafaquar dhe për të gjetur atë minierën e provave që mund të jenë aty në këto mjete telefonike, apo këto mjete elektronike, mjete të komunikimit, sidoqoftë. Çfarë do të thotë kryeministri? Do të dali përsëri në këto monologje edhe publike dhe do të thotë që kjo gjë nuk u lejoka? Ku, ku është e përcaktuar që nuk lejohet kjo gjë? Ku është e përcaktuar në Kushtetutë apo në ligjin e funksionimit të organeve të drejtësisë që është këta që janë në qeveri dhe në ekzekutiv nuk preken nga ligji? Sepse kështu i bie tek e fundit.

Po pastaj, po nuk e ka penguar në dijeninë time Gjykata Kushtetuese, nuk e ka pezulluar zotin Rama, ose nuk e ka pezulluar aftësinë dhe kapacitetin e zotit Rama si kryeministër ende në detyrë që të dekretojë, të kërkojë dekretimin më saktë nga presidenti të zëvendës kryeministrit të radhës, apo mund të emërojë dhe zëvendës kryeministra të tjerë sa të dojë, pa limit. Apo ministra të tjerë në vend të ministres Balluku për sa i përket portofolit të energjisë dhe transporteve. Pra, pse ka, pse duhet parë si një dramë momenti që është pezulluar një zëvendës kryeministër. A nuk ka mundësi kryeministri ta zëvendësojë? A është pezulluar kjo e drejtë kryeministrit? Jo. Atëherë Rama ka të drejtë që nesër po të dojë të emërojë dikë tjetër, nëse e do. Nëse e gjykon një gjë të tillë. Nuk është e detyruar të rri vendi me një ministër të një sektori kaq të rëndësishëm, të rri me një ministër të pezulluar. Vetë Rama e ka mundësinë ta zëvendësojë. Fakti që s'e bën është një problem i tij dhe i qeverisjes, jo i drejtësisë.

Drejtësia unë mendoj që ka marrë një masë të butë në këtë rast. Po duhet të kishte marrë një masë shumë më të ashpër ndaj rastit në fjalë, ndaj zonjës Balluku. Po nuk e detyron njeri, sepse nuk i kanë dhënë vendim dhe nuk i kanë dhënë urdhër asnjë gjykatë deri më tani kryeministrit të zëvendësojë apo jo dikë. Po as s'e ka penguar që ta bëjë këtë gjë. Nëse nuk do, zgjedhje e tij politike. Mund të, nuk ju kujtohet para disa vitesh kur nuk zëvendësoi për shkak të një konflikti që pati përpara disa vitesh zoti Rama, nuk zëvendësoi ministrin e jashtëm dhe e mori vetë si Paton. U bë si zoti Rama dhe diktatori Enver Hoxha në histori duhet të mbahen mend si dy personazhe politike që kanë mbajtur njëkohësisht një periudhë të caktuar kohore dhe rolin e kryeministrit por edhe të ministrit të jashtëm njëkohësisht të Republikës së Shqipërisë. Pra mund të marri zoti Rama vetë portofolin e Ministrisë së Energjitikës edhe të transporteve që ka sot zonja Balluku dhe mbaroi historia.

 Kështu është funksionimi i ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. E ka të parashikuar që nga një mori çështjesh që vijnë, hidhet shorti dhe caktohet një relator, së bashku me dy kolegë të tjerë nga Gjykata Kushtetuese, tre anëtarë shikojnë, domethënë elementët formalë të kërkesës dhe një nga këto është dhe legjitimiteti dhe shumë nga kërkesat në Gjykatën Kushtetuese hidhen poshtë në këtë fazë. Të rralla janë ato kërkesa që shkojnë pastaj në seancë publike, seancë plenare po themi, ku gjithë trupa e gjykatës investohet dhe bën, zhvillon një proces të mirëfilltë si ato që edhe televizioni juaj ka pasfilluar në herët e shkuara. Unë nga ana profesionale dhe e shprehem dhe njëherë si jurist në këtë në këtë aspekt, e shoh jashtëzakonisht të vështirë, për mos thënë të pamundur juridikisht që ta justifikojë Gjykata Kushtetuese një pezullim apo t'i japë të drejtë le të themi Këshillit të Ministrave dhe kërkesës së paraqitur nga Këshilli i Ministrave në mbrojtje të zonjës Balluku. Po supozojmë në pozicion të dobët është qeveria. Po mund të ndodhi dhe kjo çudi në Shqipëri. Patjetër që më pas topi i kalon Prokurorisë së Posaçme SPAK-ut për të vepruar në lidhje me rastin konkret.

Dora dorës me thellimin e hetimeve, me marrjen pyetje të personave, mund të ketë elementë të tjerë që mund t'i justifikojnë pastaj masa më shtrënguese, masa më të forta sesa këto që janë marrë deri më tani dhe unë e përmenda në fillim që personalisht më duket një nga masat më të buta kjo që është kërkuar, si bllokimi i pasaportës në kuptimin e bllokimit të daljes jashtë vendit për zëvendës kryeministren Balluku dhe nga ana tjetër detyrimi për t'u paraqitur dhe pezullimi po themi i funksioneve publike. Në atë rast mund të legjitimohet fare mirë SPAK-u që t'i drejtohet Gjykatës së Posaçme me masën e arrestit në shtëpi, që do të ishte ekuivalent me pezullimin e detyrës në një farë mënyre, por do të kishte dhe një shkelje të një cenim më të themi, më i rëndë i lirisë individuale, duke e privuar nga mundësia për të ushtruar detyrën, sepse në arrest shtëpie është e pamundur që të ushtrohet detyra dhe funksioni publik. Kështu që mbetet për t'u parë.

Janë hipoteza që janë akoma të vlefshme për sa kohë nuk kemi sot që flasim një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por ne po të ishim në një shtet normal, gjë që nuk jemi fatkeqësisht, edhe pse aspirojmë prej dekadash të integrohemi në Bashkimin Europian, nuk duhet fare të ishim në këto diskutime. Nga momenti i parë që drejtësia foli dhe u dhe ngriti një akuzë në kuptimin që e mori të pandehur zonjën e mori në hetim, e mori në hetim zonjën Belinda Balluku, do të duhej që ose të kishte dhënë vetë dorëheqjen e interesuara ose Këshilli i ministrave ta kishte shkarkuar në mënyrë që ta zhveshte nga ngarkesa politike dhe çdokush të përballej si një qytetar i barabartë, një qytetar i zakonshem me të tjerët përpara drejtësisë. Por kjo, fatkeqësisht kjo gjë nuk po ndodh, por përkundrazi politika dhe në këtë rast qeveria me në krye kryeministrin po përpiqen të mbrojnë me çdo mjet, me çdo mjet, publik dhe jo vetëm publik, të mbrojnë anëtaren e tyre të Këshillit të Ministrave, gjë që nuk është aspak normale në lidhje me shtetin e së drejtës, ku të gjithë duhet t'i nënshtrohen një vendimi gjykate dhe do të duhej që të ishin përdorur standarde të tjera në lidhje me këtë.

Është një situatë ku po, janë vërejtur tentativa të tilla dhe mund të vërehen tentativa të tilla herë pas here, sa herë që ka nevoja për rinovim të organeve të caktuara të sistemit të drejtësisë, cilado qofshin ato, edhe pse në këtë rast janë të paktën disa institucione kyçe të sistemit të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese që pati lëvizje anëtarësh, zëvendësim, ikjen e kryetares në detyrë deri para pak javësh dhe zëvendësimi me betimin, me kryerjen e betimit të një anëtari tjetër të ri, apo zgjedhja e kreut të ri të BKH-së, që ishte nënkryetari, që është i po themi, aktualisht ende i pazgjedhur, por i propozuar po themi për rastin zoti Keta, po është i vetmi kandidat, e vetmja kandidaturë që po paraqitet, mbas një procesi të gjatë ku kaloi disa filtra edhe aty jo pa debate. Nga ana tjetër është dhe kjo nismë që ju e keni cituar me të drejtë që është depozituar përpara pak javësh në kuvend nga një deputet i ri, që ka qenë, ka qenë dhe ai pjesë e sistemit deri para pak kohësh si komisioner po themi, apo anëtar i trupave të vetingut në mënyrën që ta kuptojë edhe publiku.

Pra, një person që ka qenë vetë i përfshirë dhe i njeh, i njeh është më e pakta që mund të themi, ëh, boshllëqet që ka sistemi aktual. Por kjo nuk është një premisë e mirë sepse opozita duhet të jetë vigjilente në Kuvendin e Shqipërisë, edhe ndaj këtyre nismave dhe duhet të jetë vigjilente sepse pikërisht ekziston dhe një risk që ju e përmendët që sa herë që ka rinovime të tilla apo ndryshime, tentativa për ndryshime të kuadrit ligjor, i cili kërkon dhe një shumicë të cilësuar, le ta themi, mbi 84 vota, por kërkon, duhet që opozita të jetë vigjilente sepse djalli fshihet në detaje dhe me një apo dy ndryshime të vogla që mund të duken periferike në pamje të parë, mund të tentohet të të arrihet ndryshime të tjera që mund të kenë një rëndësi të caktuar në të ardhmen.Do të ishte mirë që çdo ndërhyrje në vlerësimin tim në ligjet dhe në funksionimin e organeve të drejtësisë të bëheshin të mirëmenduara dhe mos të jenë ndërhyrje sporadike. Mos të jenë ndërhyrje të izoluara, krejt periferike, si kjo nismë që sapo u përmend dhe këtu, por do të ishin ndërhyrje të kryera ë, e para e punës me një konsensus të gjerë, të ishin të mirëmenduara, të diskutuara, me ndjekjen e standardeve ndërkombëtare dhe të ë, po themi, të orientimeve të faktorit ndërkombëtar.

Është, nuk është e lehtë të ndërhysh në sistem, por patjetër që për gjykatat e zakonshme, aty ku marrin drejtësi 98% e shqiptarëve, sepse nëpër televizione mund të flitet 98% të kohës vetëm për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme, por në ekstremitetin e saj drejtësia jepet nga gjykatat e zakonshme, pra gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, qoftë gjykatat ku qytetarët marrin drejtësi para për çështje, konflikte familjare, pronësie, tregtare, që janë gjykatat, po themi të natyrës civile, qoftë për çështje penale, për çështje që do të thotë burgimeve dhe të problematikave me ligjin, apo dhe në drejtësinë administrative, ku kërkoi dhe e drejta e një qytetari kundrejt apo dhe një kompanie kundrejt palës shtetërore po themi, që e bëra këtë parantezë që edhe publikut që nuk ka një informim juridik t'i ketë më të qarta elementët. Ndërkohë, 98% e shqiptarëve janë tek këto gjykata që e kërkon drejtësinë dhe nuk e marrin dot. Nuk e marrin dot sepse presin 20 vite tashmë, 15 deri 20 vite për të marrë një vendim të formës së prerë. Dhe kjo është një katastrofë dhe një bllokim ekstrem i sistemit, që ka ndodhur fatkeqësisht nga reforma në drejtësi. Duhet ta themi atë gjë. Ishte diçka që do të duhet të ishte parashikuar patjetër që Partia Demokratike e ka denoncuar prej kohësh që në gjenezë, me mënyrën se si u konceptua sistemi i ri i drejtësisë, duke dyfishuar dhe duke dubluar institucionet që ishin në fillim.

Pra nëse kishte në fillim tre, katër institucione të drejtësisë, apo që kontrollonin sistemin, tashmë kemi shtatë, tetë institucione, hallka të shtuara ku ka mundësi dhe ka kryqëzime, ngërçe dhe bllokime. Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi me ku ende sot pas kaq vitesh nga reforma e 2016-ës, nuk janë kompletuar trupat e gjykatave me gjyqtarë dhe me prokurorë dhe aty patjetër që duhet vënë dorë sepse gjyqtarët janë jashtëzakonisht të ngarkuar, duhet vënë dorë por të mos bëhet i njëjti gabim thoni ju. Të vihet dorë me duke parashikuar çfarë do të ndodhi. Folësi 1: Këtë duhet, duhet, duhet ta mbyll, jam shumë, shumë jashtë kohës. Duhet vënë dorë por të mos bëhet i njëjti gabim thoni ju. Të vihet dorë me duke parashikuar çfarë do të ndodhi. Folësi 2: Patjetër që duhet vënë dorë, por kjo mund të jetë në disa aspekte. Unë po e mbyll shumë shkurt. E para duhet shtuar stafi, stafi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, e dyta duhet shtuar stafi ndihmës për të asistuar këta gjyqtarë dhe prokurorë në kryerjen e detyrës së tyre dhe e treta duhet rregulluar kushtet e punës. Ju e patë dhe me rastin e gjyqtarit fatkeq që humbi jetën në Gjykatën e Apelit, nuk ka kushte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco