Gazetarja Ambrozia Meta nuk ka kursyer ironinë për podcastin e përjavshëm të Kryeministrit Edi Rama.
Në një koment të saj në Facebook, ajo krahasoi versionin shqiptar me atë të Hugo Chávez me një përfundim qesharak, i cili edukonte lopët online.
‘Sa të shikoni kopjen e shëmtuar të tij në Shqipëri, që flet për veten dhe analizon politikën që bën vetë në podcast, shikoni më mirë versionin origjinal të Hugo Chávez, i cili të paktën programin e tij “Aló Presidente” e ngriti në nivel grotesk: Priste telefonata nga populli, edukonte lopët që të bëheshin socialiste dhe shkarkonte ministra live. Se ky versioni i kopjes shqiptare as nuk frikëson, as nuk manipulon, as nuk të bën për të qeshur.’, shkruan Ambrozia Meta në Facebook.
Ambrozia shton me ironi se versioni shqiptar nuk frikëson, nuk manipulon dhe, mbi të gjitha, nuk të bën për të qeshur.
Sipas saj, ndërsa Chávez krijonte spektakël politik me elemente tërheqëse, podcasti i Edi Rama duket më shumë si një monolog i thatë i vetes, që askush nuk e merr seriozisht.
Pra kopja e ‘Aló Presidente’ në Shqipëri, nuk ka as groteskun, as tensionin, as humorin… vetëm zërin e një kryeministri që dëgjon vetëm veten.
© SYRI.net