Blushi: Edi Rama nuk po mbron as Belindën dhe as Kushtetutën, por hajdutëritë e tij

Blushi: Edi Rama nuk po mbron as Belindën dhe as Kushtetutën, por hajdutëritë e tij

12:08, 30/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tedi Blushi

I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me ‘presh në dorë’ për vjedhjen e qindra miliona euro.

I njëjti Edi Rama që i ‘dhemb zemra’ për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.

Është i njëjti ‘dashnor’ i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.

I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.

Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.

Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.

Kaq është e vërteta!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco